Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar ministrave dorëheqjen e drejtuesve të agjencive shtetërore në varësi të tyre, si në Tiranë, ashtu edhe në rrethe. Bëhet fjalë për më shumë se 130 drejtues në nivel qendror dhe vendor.
Procesi do të zhvillohet në dy faza.
Lëvizja shihet gjithashtu në kontekstin e rolit të ri të ministres së Administratës Publike, Adea Pirdeni, e cila u votua në Kuvend një ditë më parë dhe u betua në Presidencë.
Kjo nuk është hera e parë që kreu i qeverisë kërkon dorëheqjen e drejtuesve të institucioneve shtetërore. Sipas raportimit, kërkesa të ngjashme janë bërë edhe në vitet 2021 dhe 2023.
Mbetet për t’u parë se cilët drejtues do të vijojnë në detyrë pas vlerësimit dhe sa do të ndikojë ky proces në riorganizimin e administratës publike.


