Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Në Slatinë të Mokrës, fshati që po boshatiset: “Na ka marrë malli për zhurmën e fëmijëve”

    September 28, 2026

    103 dhe 101 vjeç – Motër e vëlla rrëfejnë një shekull jetë në Pogradec

    September 28, 2026

    Burimas, banorët kundër projektit të ujësjellësit

    September 28, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Në Slatinë të Mokrës, fshati që po boshatiset: “Na ka marrë malli për zhurmën e fëmijëve”
    Vendi

    Në Slatinë të Mokrës, fshati që po boshatiset: “Na ka marrë malli për zhurmën e fëmijëve”

    September 28, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

     

    Slatina e Mokrës, në Pogradec, është një nga fshatrat ku boshatisja e zonave rurale shihet çdo ditë. Emigrimi, mungesa e punës dhe mbi të gjitha rruga e amortizuar kanë bërë që shumë familje të largohen, ndërsa ata që kanë mbetur përballen me një realitet gjithnjë e më të vështirë.

    Your browser does not support the video tag.

    Në këtë fshat, dikur shkolla mbushej me zërat e fëmijëve. Një prej mësuesve tregon se vite më parë në shkollën e Slatinës mësonin rreth 150 nxënës. Sot janë vetëm rreth 30.

    Sipas tij, emigrimi është një nga shkaqet kryesore të këtij ndryshimi, ndërsa rruga e vështirë e bën edhe më të vështirë jetën e familjeve që kanë mbetur.

    “Këtu gumëzhinte oborri i shkollës, bëheshin lojëra. Tani ka raste që nuk plotësohet as skuadra”, tregon mësuesi.

    Edhe fëmijët që kanë mbetur në fshat përballen me pasojat e largimit të bashkëmoshatarëve. Një prej tyre tregon se në fshat nuk ka më fëmijë me të cilët të luajë, ndërsa shumë prej familjeve kanë emigruar.

    Por largimi nuk i ka shkëputur plotësisht lidhjet me vendlindjen.

    Një adoleshent, i cili jeton në Greqi, tregon se kthehet në Slatinë për të takuar gjyshin. “Rruga na ndau me gjyshërit. Vijmë të shohim gjyshin dhe kaq. Na merr malli për vendin”, shprehet ai.

    Pavarësisht se jeton jashtë Shqipërisë, ai thotë se është krenar për vendin e tij.

    “E dua Shqipërinë, këtu jam rritur. Kur më pyesin nga je, them nga Shqipëria. Jam krenar që jam shqiptar”, thotë i riu.

    Fjalët e nipit prekin edhe gjyshin, i cili nuk pranon të largohet nga fshati ku ka lindur dhe jetuar gjithë jetën.

    “Këtu jemi lindur dhe nuk duam ta braktisim vendin. Ta mbajmë këtë vend që lanë prindërit tanë”, shprehet ai, teksa tregon se nipërit i kërkojnë të shkojë të jetojë me ta.

    Në Slatinë, dikur jetonin rreth 200 familje dhe afro 800 banorë. Sot, sipas banorëve, pjesa më e madhe e familjeve të reja janë larguar jashtë vendit dhe në fshat kanë mbetur kryesisht të moshuarit.

    Një banor tregon se dy djemtë e tij jetojnë jashtë Shqipërisë, njëri në Greqi dhe tjetri në Gjermani.

    “Na ka marrë malli për zhurmën e fëmijëve”, thotë ai, duke kujtuar kohën kur në një klasë kishte rreth 45 nxënës dhe në mbrëmje fshati mbushej me të rinj.

    Banorët thonë se një nga problemet kryesore mbetet rruga. Sipas tyre, premtimet për ndërhyrje kanë qenë të shumta, por investimi ende mungon.

    Një prej banorëve, i cili ka jetuar në disa vende të rajonit dhe është kthyer në Slatinë për t’u kujdesur për të atin e sëmurë, thotë se në këto kushte nuk do të mund të qëndronte gjatë në fshat.

    “Kushdo që vjen, vetëm llafe. Asgjë nuk kanë bërë. Votën e kërkojnë, ama fjalën nuk e mbajnë”, shprehet ai.

    Banorët thonë se janë të gatshëm edhe të kontribuojnë nga xhepi i tyre për përmirësimin e rrugës, pasi ajo nuk është vetëm një lidhje fizike me fshatin, por edhe një mundësi për ata që janë larguar të rikthehen të paktën për të vizituar vendin ku janë rritur.

    Historia e Slatinës së Mokrës u trajtua në emisionin “Njerëzit e Fshatit”, nga gazetari Xhensil Shkëmbi, në Euronews Albania.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    103 dhe 101 vjeç – Motër e vëlla rrëfejnë një shekull jetë në Pogradec

    September 28, 2026

    Burimas, banorët kundër projektit të ujësjellësit

    September 28, 2026

    Evis Kushi në Pogradec: Siguria online, shqetësim për nxënësit dhe prindërit

    September 28, 2026

    Mitropoliti i Korçës, Anastasi: një rrugëtim besimi, përkushtimi dhe përgjegjësie në shërbim të Kishës

    September 28, 2026
    TE FUNDIT

    Në Slatinë të Mokrës, fshati që po boshatiset: “Na ka marrë malli për zhurmën e fëmijëve”

    September 28, 2026

    103 dhe 101 vjeç – Motër e vëlla rrëfejnë një shekull jetë në Pogradec

    September 28, 2026

    Burimas, banorët kundër projektit të ujësjellësit

    September 28, 2026

    Evis Kushi në Pogradec: Siguria online, shqetësim për nxënësit dhe prindërit

    September 28, 2026
    EKSKLUZIVE

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    OPERACIONI ANTI “FOREX”/ Si po njoftohen nga Klaus dhe Rei Shaqiri tek Eno Kepi dhe Bledar Palloshi e deri tek Klaris Bakiasi e të tjerë hajdutë miliardash me platforma mashtruese

    Nga Nardi Olli; “Ushtria qeveritare dhe protesta e të rinjve”

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.