Një pjesë e tyre janë të vetëpunësuar me punë të rëndomta ndërkohë që një pjesë tjetër janë pastrehë dhe kalojnë netët në baraka të improvizuara si shtepi banimi.
Romët dhe egjiptianët jetojne ne lagje periferike të qytetit të Korçës dhe merren me grumbullimin e hekurishteve, për pak lek që për ta është e pamjaftueshme për të siguruar bukën e gojës.
“me vështirësi shumë. Me skamje. Kush te pyet, ne romët nuk na pyet asnjë. Punojmë djemtë, rrogat e pakta, djemtë në plehrat, nuset rrinë. Shkon në dyqan, plot me borxhe. Na pyesin ne romëve? Ne na zhyt qeveria”
“me bidona merrem, çfarë të bëj, pension 100 mijë. Ujë drita, ç’të ha? Të rri pa bukë? Pllakën e bukës. Kjo kështu ka mbetur, unë këtu 70 vite asnjë investim”
“me 100 mije pension, jam pa bukë. Ku të vete? Të vjedh? Çfarë të ha? Bie miu bëhet cope. Ilaçet, bukën, dritat, çfarë? As nuk jetohet fare. Na japë një krah. Shko merr domate 3 mijë, çfarë të hamë? Me shume pa bukë se me buke”
E njëjta situatë është me këtë komunitet edhe në qytetet e Pogradecit, Bilishtit dhe Maliqit ndërsa në ditën ndërkombëtare të Romëve, këta të fundit kërkojnë më tepër vëmendje nga pushteti lokal e ai qendror


