Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Monika Lubonja thirrje protestuesve të 28 Nëntorit: Mos na i plagosni simbolet, mos i mbuloni sytë historisë sonë!

    November 26, 2026

    Gratë kandidate të mbrojtura nga dhuna online dhe verbale, ligji u njeh të drejtën të kërkojnë urdhër mbrojtjeje

    November 26, 2026

    Bashkia Pogradec: Ngrohja në shkolla është përgjegjësi e institucioneve, jo e prindërve

    November 26, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Monika Lubonja thirrje protestuesve të 28 Nëntorit: Mos na i plagosni simbolet, mos i mbuloni sytë historisë sonë!
    Vendi

    Monika Lubonja thirrje protestuesve të 28 Nëntorit: Mos na i plagosni simbolet, mos i mbuloni sytë historisë sonë!

    November 26, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Aktorja Monika Lubonja ka reaguar përmes një postimi në Instagram, duke përcjellë një mesazh për respektimin e historisë dhe simboleve kombëtare, në prag të festave të Nëntorit.

    Duke iu referuar pamjeve që, sipas saj, janë të dhimbshme për t’u parë, Lubonja thekson se monumentet e Ismail Qemalit dhe Skënderbeut duhet të trajtohen me respekt, mirënjohje dhe krenari, pasi ato përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të historisë dhe rrugëtimit të Shqipërisë drejt lirisë.

    Your browser does not support the video tag.

    Në reagimin e saj, aktorja u drejtohet protestuesve, duke nënvizuar se e drejta për të protestuar është e shenjtë dhe se zëri i qytetarëve duhet dëgjuar.

    Monika Lubonja thirrje protestuesve të 28 Nëntorit: Mos na i plagosni

    Megjithatë, bën thirrje që pakënaqësitë dhe kundërshtitë të mos shprehen duke cenuar monumentet historike, të cilat nuk i përkasin një pushteti, partie apo periudhe të caktuar, por gjithë kombit.

    Postimi i Monika Lubonjës:

    Në prag të festave të Nëntorit, kur zemra duhet të na kthehet te historia, te sakrificat dhe te njerëzit që i dhanë këtij vendi emër, pavarësi dhe dinjitet, është e dhimbshme të shohësh pamje të tilla.

    Përpara shtatoreve të Ismail Qemalit dhe Skënderbeut duhet të qëndrojmë me respekt, mirënjohje dhe krenari. Jo sepse ata ishin të pagabueshëm, por sepse historia e këtij kombi dhe rruga drejt lirisë mbajnë edhe emrat e tyre. 

    Të dashur protestues, e drejta për të protestuar është e shenjtë. Zëri juaj duhet dëgjuar, pakënaqësia juaj duhet shprehur. Por mos harroni se këto monumente nuk i përkasin një pushteti, një partie apo një kohe. Ato i përkasin historisë sonë, të gjithëve ne dhe brezave që do të vijnë.

    Mos i mbuloni sytë e historisë sonë. Mos i plagosni simbolet që duhet të na bashkojnë.

    Mund të kemi bindje të ndryshme, mund të mos pajtohemi për shumë gjëra, por të paktën të kemi një gjë të përbashkët: respektin për atë që na ka sjellë deri këtu.

    Sepse një komb nuk e nderon historinë vetëm me festa dhe fjalime, por edhe me mënyrën se si kujdeset për të.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Gratë kandidate të mbrojtura nga dhuna online dhe verbale, ligji u njeh të drejtën të kërkojnë urdhër mbrojtjeje

    November 26, 2026

    Bashkia Pogradec: Ngrohja në shkolla është përgjegjësi e institucioneve, jo e prindërve

    November 26, 2026

    Stuhitë po vijnë, si mund të sigurohemi financiarisht dhe një kuriozitet për emërtimet e stuhive

    November 26, 2026

    Ndahet nga jeta Ylli Ziçishti, ish-deputeti i PS-së me origjinë nga Devolli

    November 26, 2026
    TE FUNDIT

    Monika Lubonja thirrje protestuesve të 28 Nëntorit: Mos na i plagosni simbolet, mos i mbuloni sytë historisë sonë!

    November 26, 2026

    Gratë kandidate të mbrojtura nga dhuna online dhe verbale, ligji u njeh të drejtën të kërkojnë urdhër mbrojtjeje

    November 26, 2026

    Bashkia Pogradec: Ngrohja në shkolla është përgjegjësi e institucioneve, jo e prindërve

    November 26, 2026

    Stuhitë po vijnë, si mund të sigurohemi financiarisht dhe një kuriozitet për emërtimet e stuhive

    November 26, 2026
    EKSKLUZIVE

    Tentoi të fuste në kufi 38 mijë dollarë të padeklaruara, procedohet penalisht 67-vjeçari në Kapshticë

    E rëndë/ Një person kërcënon me armë punojësit në Dardhë, ja çfarë ka ndodhur

    Bienalja e karikaturës në Korçë, artistët e botës sfidojnë Bujar Kapexhiun. Themelohet çmimi ri “Zef Bumçi”

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.