Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Rikthehet në Pogradec Festivali i Monodramës “Albamono”

    September 13, 2026

    Bienalja e karikaturës në Korçë, artistët e botës sfidojnë Bujar Kapexhiun. Themelohet çmimi ri “Zef Bumçi”

    September 13, 2026

    Katër universitete të reja në Shqipëri, Rama zbulon planin: Nga Mjekësia në Fier te Inteligjenca Artificiale në Korçë

    September 13, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Bienalja e karikaturës në Korçë, artistët e botës sfidojnë Bujar Kapexhiun. Themelohet çmimi ri “Zef Bumçi”
    Vendi

    Bienalja e karikaturës në Korçë, artistët e botës sfidojnë Bujar Kapexhiun. Themelohet çmimi ri “Zef Bumçi”

    September 13, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Mes gumëzhitjes së një qyteti që merr frymë dhe lëviz, në një mbrëmje, në studion mikpritëse të artistit Helidon Haliti, një tjetër hap merr hovin. Bienalja Ndërkombëtare e Karikaturës “Niko Nikolla” mblodhi jurinë në edicionin e katërt të saj.

    Dy janë temat e këtij edicioni, “Engjëll apo Djall?” dhe “Portret – Bujar Kapexhiu”, ku takohen qindra mendime, këndvështrime dhe histori.

    Your browser does not support the video tag.

    Bienalja Ndërkombëtare e Karikaturës “Niko Nikolla” themelon Çmimin “Zef Bumçi”, një vlerësim i ri për një nga figurat themeluese dhe baballarët e karikaturës shqiptare.

    Ideatorja dhe drejtuesja Flora Nikolla flet për risitë dhe traditën e kësaj bienale.

    “Përgjigja e botës si gjithmonë ndaj kësaj bienale ishte më tejet se pozitive dhe konkluzioni është që këta muaj që ne kemi kaluar konkluduan me 53 shtete të planetit tokë që marrin pjesë”, tha ajo.

    Drejtori Artistik i bienales, i ardhur enkas nga Italia, karikaturisti me famë ndërkombëtare, Agim Sulaj vlerëson ecurinë e këtij eventi.

    “Një moment i bukur jo vetëm për krijuesit që marrin pjesë, por dhe për Shqipërinë dhe për vendin, sepse ka qenë shumë e dashur dhe e lidhur me karikaturën Shqipëria, Tirana nëpërmjet revistës së Ostenit”, tha ai.

    Për artisin e njohur Bujar Kapexhiu qasja ndryshe kësaj here, si subjekt i veprave e bën edhe më detajist në vlerësimin e artistëve.

    “Do të jetë një kënaqësi sepse unë do të qesh me vetveten. Pra do të qesh me atë punë që kanë bërë karikaturistët të cilët më kanë parë mua në një formë të caktuar dhe ky është kurioziteti”, tha Kapexhiu.

    Këto janë një pjesë e punëve, ku në mesin e 740 të tillave të ardhura nga artistë nga e gjithë bota juria lokale përzgjodhi 500 prej tyre, të cilat tashmë do t’i dorëzohen Jurisë Qendrore Ndërkombëtare.

    Stacioni i radhës së Bienales së karikaturës do të mbaj mbërthyer publikun korçar, por jo vetëm artistë nga e gjithë bota, nga datat 31 tetor deri më 1 nëntor.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Katër universitete të reja në Shqipëri, Rama zbulon planin: Nga Mjekësia në Fier te Inteligjenca Artificiale në Korçë

    September 13, 2026

    Arratisja e bujshme e korçarit në Greqi/ Gjendet një nga makinat e autorëve, brenda saj kallashnikov dhe fishekë

    September 12, 2026

    Policia greke në këmbë! U arratis me ndihmën e shokëve “komando”, zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi

    September 12, 2026

    Turistët e huaj dominojnë turizmin në Korçë, zgjatet qëndrimi

    September 12, 2026
    TE FUNDIT

    Rikthehet në Pogradec Festivali i Monodramës “Albamono”

    September 13, 2026

    Bienalja e karikaturës në Korçë, artistët e botës sfidojnë Bujar Kapexhiun. Themelohet çmimi ri “Zef Bumçi”

    September 13, 2026

    Katër universitete të reja në Shqipëri, Rama zbulon planin: Nga Mjekësia në Fier te Inteligjenca Artificiale në Korçë

    September 13, 2026

    Ahmataj: Meritonim më shumë, na mungon një penallti – “Nuk e kam karakter të ulëras e të bërtas”

    September 12, 2026
    EKSKLUZIVE

    Banbus Tours, agjencia e re turistike në Korçë

    Arrestime dhe procedime penale në Korçë dhe Pogradec, disa raste dhune dhe shkeljesh ligjore

    Çerravë/Digjet kasolla në Alarup, shpëtojnë kafshët

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.