Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Ish-kryetari i PS-së, letër miqësore Blendi Fevziut

    November 11, 2026

    Banorët e Vidohovës ngrenë shqetësimin për rrugën Miras–Vidohovë: Pothuajse e pakalueshme

    November 11, 2026

    Fotografitë e një shekulli më parë, ekspozita franceze sjell në Korçë dëshmi nga Lufta e Parë Botërore

    November 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Mokra n’Fest, tradita dhe mikpritja mokrare mbledhin mijëra njerëz në edicionin e 7-të
    Kulture

    Mokra n’Fest, tradita dhe mikpritja mokrare mbledhin mijëra njerëz në edicionin e 7-të

    August 9, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Edicioni i 7-të i “Mokra n’Fest” ka mbledhur mijëra banorë, emigrantë dhe vizitorë në një festë që solli në vëmendje vlerat, traditat, kulturën dhe historinë e trevës së Mokrës.

    Nga guri i Mokrës dhe mullinjtë e vjetër me ujë, te peizazhet e jashtëzakonshme, gatimet tradicionale, punimet artizanale, këngët, vallet, zakonet e dasmës mokrare dhe dollia qindra-vjeçare, festa përcolli identitetin autentik të kësaj zone. Për herë të parë në këtë edicion, traditës iu bashkuan edhe aktivitetet e sporteve ujore.

    Your browser does not support the video tag.

    Një prej elementeve më interesante ishte historia e gurëve mbi 400-vjeçarë të mokrës, të ruajtur nga Shefqet Lushka, dëshmi e një tradite të hershme të bluarjes së drithit në këtë trevë.

    Mokra n’Fest u kthye gjithashtu në një moment të veçantë bashkimi për mokrarët e ardhur nga vende të ndryshme të Shqipërisë dhe nga emigracioni. Mes pjesëmarrësve kishte edhe të moshuar të ardhur nga SHBA, Elbasani dhe Vlora, duke dëshmuar lidhjen e fortë me vendlindjen.

    Kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli, vuri theksin jo vetëm tek promovimi i Mokrës si një zonë autentike turistike, por edhe tek investimet e realizuara dhe ato që pritet të vijojnë në këtë trevë.

    “Mokra n’Fest” është tashmë një nga aktivitetet që promovon më së miri traditat lokale, duke bashkuar kulturën, historinë, gastronominë, folklorin dhe turizmin. Vetëm pak muaj më parë, Ministria e Turizmit e vlerësoi këtë festë si të dytën më të mirë në Shqipëri për promovimin e traditave.

    Një festë që dëshmon se Mokra nuk është vetëm një vend me histori e tradita, por edhe një trevë njerëzish që dinë të ruajnë rrënjët, të mikpresin dhe të festojnë së bashku.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Shtëpia muze e Dritëro Agollit përurohet në Menkulas, në 95-vjetorin e lindjes së shkrimtarit

    October 13, 2026

    Ledjan Zeqollari nxjerr shkrimet e rëndësishme për Linin më 1923

    October 6, 2026

    Ersekë, Rinalt Kasko promovon librin e parë me poezi “Qyteti prej letre”

    October 1, 2026

    Poezia e Dhimitër Pojanakut, një mbrëmje mes vargut, muzikës dhe emocioneve

    September 27, 2026
    TE FUNDIT

    Ish-kryetari i PS-së, letër miqësore Blendi Fevziut

    November 11, 2026

    Banorët e Vidohovës ngrenë shqetësimin për rrugën Miras–Vidohovë: Pothuajse e pakalueshme

    November 11, 2026

    Fotografitë e një shekulli më parë, ekspozita franceze sjell në Korçë dëshmi nga Lufta e Parë Botërore

    November 11, 2026

    E KRYER/ Pogradeci nuk humb kohë, vjen akordi me pasuesin e Çelës, ka drejtuar dy ekipet e kryeqytetit

    November 11, 2026
    EKSKLUZIVE

    Koço Tito, themeluesi dhe drejtori i parë i gjimnazit të Ersekës

    Ka plagë në krahun e zemrës, niset me urgjencë drejt Spitalit të Traumës 27-vjeçari i plagosur në Korçë

    Ilva Tare Talks, Gjon Juncaj;”Drejtësi e vonuar, drejtësi e mohuar”

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.