Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Kozeta Shagla ka rrëfyer momentet e para pas të shtënave.

    August 8, 2026

    Tre shtetas të shoqëruar, autori ende në arrati/ Policia reagon për vrasjen në Korçë

    August 8, 2026

    Vrasja në Korçë/ Policia: Konflikti kishte nisur më herët, autori u largua drejt varrezave – viktima u qëllua me kallashnikov

    August 8, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Mjekët nga Bullgaria ekzaminojnë falas banorët e Bashkisë së Pustecit
    Vendi

    Mjekët nga Bullgaria ekzaminojnë falas banorët e Bashkisë së Pustecit

    September 28, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Për të tretin vit radhazi Fondacioni Kujtesa Bullgare dhe kryetari i tij Dr. Milen Vrabevski organizuan dhe financuan vizita mjekësore falas për banorët e Bashkisë së Pustecit në Shqipëri. Ekzaminimet, të cilat kryhen nga një ekip mjekësh bullgarë në fushat e kardiologjisë, mjekësisë së brendshme, endokrinologjisë, dermatologjisë dhe reumatologjisë, do të përfundojnë më 28 shtator dhe synojnë të ekzaminojnë të gjithë të interesuarit.
    Edhe këtë vit, vizitat po kryhen me kërkesë të kryetarit të bashkisë z. Pali Kolefski, qëllimi i të cilit është të sigurojë mundësi për një kujdes të specializuar mjekësor në rajonin e tij.
    “Falënderoj fondacionin dhe personalisht Dr. Vrabevskin për ekzaminimet. Kjo është një tjetër iniciativë e dobishme dhe e rëndësishme e tyre për banorët e Pustecit”, tha kryetari Kolefski.
    Për shkak të interesit të madh dhe nevojës në rritje për nisma të tilla Fondacioni Kujtesa Bullgare po planifikon një vizitë tjetër në fund të tetorit. Atëherë një ekip tjetër do të përfshijë mjekë të neurologjisë, ORL-së, oftalmologjisë, urologjisë dhe mamologjisë.

    “Përmes kësaj iniciative, ne po japim shembullin e radhës të mirë të solidaritetit evropian. Ne bëjmë gjithçka me zemër të hapur. Jemi të lumtur që këtë vit ekipit të specialistëve iu bashkuan të rinj me origjinë nga Shqipëria që u diplomuan në mjekësi në Bullgari. Në këtë mënyrë, ne demonstrojmë vazhdimësi ndër brezat dhe dobinë e bashkëpunimit me Bullgarinë”, tha Dr. Vrabevski për mediat.
    Ekzaminimet kryhen nga mjekët e spitaleve dhe qendrave të njohura bullgare: Spitali Universitar “Shën Ivan Rilski” (Sofje), Spitali Universitar “Shën Georgi” (Plovdiv), Qendra Mjekësore Heidelberg dhe Reverse Dermatology.
    Në çeljen e fushatës mori pjesë edhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë Sh.T.Z. Ivaylo Kirov.
    “Falënderoj Dr. Vrabevskin për përqendrimin e vëmendjes së tij në zhvillimin e bashkisë së Pustecit, por veçanërisht për përpjekjet e fondacionit të tij në përmirësimin e cilësisë së jetës së të gjithë banorëve të rajonit”, tha Ambasadori Kirov.
    Ekzaminimet e specializuara janë më të dobishme për banorët e moshur dhe janë jo vetëm një gjest empatie, por edhe një ndihmë e vërtetë.
    “Është një gëzim për ne që mund të vizitohemi nga mjekët bullgarë. Prania e tyre këtu është një simbol mbështetjeje që do ta kujtojmë për një kohë të gjatë”, tha 70-vjeçari Dimitri Nikola nga fshati Vërnik.
    Nisma po realizohet me mbështetjen me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë dhe në bashkëpunim me dy ministri bullgare – Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Mbrojtjes, të cilat siguruan transportimin e mjekëve me aeroplanin ushtarak “Spartan”. Pajisjet mjekësore u siguruan nga kompania bullgare “Infinita”.
    Edicioni i radhës i ekzaminimeve parandaluese falas në Pustec është vetëm një pjesë e nismave të rregullta të Fondacionit Kujtesa Bullgare në rajon, të cilët synojnë rritjen e cilësisë së jetës së vendasve.
    Gjatë viteve të fundit fondacioni bullgar ka zbatuar një numër të madh projektesh me ndikim konkret për vendasit. Ndër tyre mund të përmendim sigurimin e autoambulancës, kamionit zjarrfikës dhe automjetit për terrene të vështira për nevojat e bashkisë, pajisjen mjekësore profesionale për Qendrën Shëndetësore të Pustecit, një godinë të lëvizshme (tip kontejner) me pajisje profesionale mjekësore për një nga fshatrat e bashkisë. Me ndihmën e “Kujtesës Bullgare” u riparua rrjeti i ujësjellësit dhe u sigurua furnizimi 24-orësh me ujë në disa nga vendbanimet e rajonit. Godina e Bashkisë së Pustecit është pajisur me mobilje dhe kompjuterë për 44 vende pune. Para më pak se një muaji u sigurua ndriçimi urban në katër fshatra – Zaroshkë, Gollomboc, Goricë të Madhe dhe Goricë të Vogël, etj.
    Me të gjitha donacionet deri më sot Fondacioni Kujtesa Bullgare është investitori më i madh i huaj në rajon.

    Your browser does not support the video tag.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Kozeta Shagla ka rrëfyer momentet e para pas të shtënave.

    August 8, 2026

    Tre shtetas të shoqëruar, autori ende në arrati/ Policia reagon për vrasjen në Korçë

    August 8, 2026

    Vrasja në Korçë/ Policia: Konflikti kishte nisur më herët, autori u largua drejt varrezave – viktima u qëllua me kallashnikov

    August 8, 2026

    Vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë/ Dyshohet se u konfliktuan pak para ngjarjes, viktima kishte thikë në dorë

    August 8, 2026
    TE FUNDIT

    Kozeta Shagla ka rrëfyer momentet e para pas të shtënave.

    August 8, 2026

    Tre shtetas të shoqëruar, autori ende në arrati/ Policia reagon për vrasjen në Korçë

    August 8, 2026

    Vrasja në Korçë/ Policia: Konflikti kishte nisur më herët, autori u largua drejt varrezave – viktima u qëllua me kallashnikov

    August 8, 2026

    Vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë/ Dyshohet se u konfliktuan pak para ngjarjes, viktima kishte thikë në dorë

    August 8, 2026
    EKSKLUZIVE

    Alarm në Korçë, pako e dyshimtë brenda një automjeti, policia rrethon zonën në lagjen 18

    Detaje të reja nga vdekja e 60-vjeçarit në Zëmblak, vëllai: Vuante nga zemra, alkooli ia rëndonte gjendjen

    Dhunohet rëndë lojtari egjiptian i Skënderbeut, arrestohet dy persona

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.