Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Lufta për Superioren / Gjithçka sipas planeve! Sfidat e Skënderbeut, Laçit dhe Pogradecit mbyllen me 10 gola.

    March 7, 2026

    Tentoi të vriste me thikë një 60-vjeçar gjatë një konflikti, arrestohet autori në Korçë. Në pranga edhe dy të rinj për vjedhje

    March 7, 2026

    Erlis Frashëri – nga rrugicat e Korçës te pankina e akademisë së Skënderbeut

    March 7, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Mbyllja e bulevardit “Republika” ndez debatet në Korçë – Bizneset kundërshtojnë, këshilltari kërkon transparencë
    Vendi

    Mbyllja e bulevardit “Republika” ndez debatet në Korçë – Bizneset kundërshtojnë, këshilltari kërkon transparencë

    July 3, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Vendimi i Bashkisë së Korçës për të mbyllur për qarkullimin rrugor Bulevardin “Republika” çdo mbrëmje nga ora 19:00 deri në mesnatë ka ngjallur reagime të forta nga ana e bizneseve të zonës, të cilat e konsiderojnë vendimin të njëanshëm dhe të dëmshëm për aktivitetin e tyre ekonomik.

    Përfaqësues të disa prej bizneseve që operojnë përgjatë bulevardit kanë nisur mbledhjen e firmave për një peticion drejtuar bashkisë, ku kërkojnë rishikimin e vendimit. Sipas tyre, jo vetëm që nuk janë konsultuar më parë, por nuk janë njoftuar as zyrtarisht për vendimin që, sipas tyre, sjell ulje të ndjeshme të klientelës pas orarit të mbylljes.

    Your browser does not support the video tag.

    Një ndër zërat kritikë ndaj kësaj nisme ka qenë edhe këshilltari i Këshillit Bashkiak, Klajdi Pllaha, i cili në një reagim në rrjetet sociale shkruan:

    > “Mund të ketë dyer pa çelës, por nuk ka asnjë çelës pa derë… Ka një çelës që zgjidh shumë probleme në qytetin tonë: kuvendo me qytetarët! Për mbylljen e trafikut në bulevardin Republika, u pyetën qytetarët apo bizneset e zonës? Mbase një pjesë e madhe mund të jetë dakord, por ti si bashki, pyeti qytetarët. Nuk mund të pretendosh se ke të vërtetën absolute.”

     

    Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, Bashkia e Korçës nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare për të sqaruar arsyet dhe objektivat e këtij vendimi, duke lënë hapësirë për më shumë paqartësi dhe debat publik.

    Vendimi për mbylljen e bulevardit, megjithëse mund të synojë kthimin e hapësirës urbane në një zonë të lirë për qytetarët dhe turistët gjatë mbrëmjeve të verës, duket se ka nevojë për më shumë dialog dhe transparencë, për të gjetur një balancë midis interesit publik dhe atij të bizneseve lokale.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    bulevardi Korçë Republika
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Tentoi të vriste me thikë një 60-vjeçar gjatë një konflikti, arrestohet autori në Korçë. Në pranga edhe dy të rinj për vjedhje

    March 7, 2026

    Erlis Frashëri – nga rrugicat e Korçës te pankina e akademisë së Skënderbeut

    March 7, 2026

    Korçë-Pogradec/ Arrestim për dhunë në familje dhe disa procedime penale

    March 6, 2026

    Dhunë në familje, kanosje dhe shkelje të rregullave në punë/Policia e Korçës ndalon një 62-vjeçar në kërkim

    March 6, 2026
    TE FUNDIT

    Lufta për Superioren / Gjithçka sipas planeve! Sfidat e Skënderbeut, Laçit dhe Pogradecit mbyllen me 10 gola.

    March 7, 2026

    Tentoi të vriste me thikë një 60-vjeçar gjatë një konflikti, arrestohet autori në Korçë. Në pranga edhe dy të rinj për vjedhje

    March 7, 2026

    Erlis Frashëri – nga rrugicat e Korçës te pankina e akademisë së Skënderbeut

    March 7, 2026

    Pogradeci, skuadra që shkruan historinë e këtij sezoni në volejbollin e femrave

    March 7, 2026
    EKSKLUZIVE

    Enver Hoxha/Historia e femijerise ne Gjirokaster e Korce.

    Rriten ndjeshëm rastet me grip A te fëmijët në Korçë, deri në 70 vizita në ditë në Pediatri

    A i është sekuestruar telefoni kryepolicit Ilir Proda? Reagon për herë të parë SPAK

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.