Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    “Paketa e Maleve”. pa inventar pronash. Si ringjallja rurale po kthehet në konflikt pronësie

    March 24, 2026

    Nga Italia në Korçë, doktori që zgjodhi Shqipërinë për të jetuar

    March 24, 2026

    Ledina Alolli/Banorëve të Rëmenjit u rrezikohet jeta, kërkohet ndërhyrje urgjente

    March 24, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Maliq | Qindra kuintalë prodhime bujqësore mbeten pa u shitur, fermerët në vështirësi
    Vendi

    Maliq | Qindra kuintalë prodhime bujqësore mbeten pa u shitur, fermerët në vështirësi

    February 7, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Qindra kuintalë prodhime bujqësore kanë mbetur të pashitura nga fermerët e fushës së Maliqit. Misri, patatet, qepët dhe gruri – kultura bazë për këtë zonë – po grumbullohen në magazina, ndërsa kërkesa në treg është minimale.

    Skënder Hamzaj, një nga fermerët potencialë të fshatit Drithas, tregon se situata këtë vit është tepër e vështirë. Ai thotë se ka mbi 500 kuintalë misër të pashitur, ndërsa stok ka edhe për grurin.

    Your browser does not support the video tag.

    “S’ka kërkesë tregu. Vit i vështirë këtë vit. Ndoshta është ulur edhe numri i krerëve të bagëtive, ndërsa moti ndikon shumë, vetëm dëbora e rrit kërkesën. Nuk kemi asnjë mundësi. Gruri nuk diskutohet fare, e marrin vetëm mullinjtë dhe çmimi nuk ia vlen.”

    Edhe Robert Qeleshi, fermer nga fshati Zvirinë i bashkisë Maliq, përballet me të njëjtin problem, duke pasur sasi të mëdha prodhimi të pashitur, kryesisht qepë.

    “Kjo varet nga tregu. Tregtarët e vegjël që vijnë me furgonë vijnë rrallë. Flitet se tregu është i mbushur, por çmimi është 20 lekë të vjetra për qepën. Nuk ka tërheqje dhe prodhimi po prishet. Sipërfaqet nuk janë shtuar, pasi shumica kanë emigruar prej vitesh. Mbase vjen mall nga jashtë dhe ndaj nuk shitet prodhimi vendas, edhe pse cilësia është shumë e mirë.”

    Nga ana tjetër, përgjegjësi i sektorit të bujqësisë në Bashkinë Maliq, Aurel Zenunllari, pranon se një pjesë e konsiderueshme e prodhimeve kanë mbetur pa u shitur, por thekson se është e vështirë të përcaktohet shkaku i saktë.

    “Kemi një problem me shitjen e produkteve këtë sezon. Kërkesat kanë qenë më të ulëta krahasuar me vitet e kaluara dhe çmimi nuk ka qenë i favorshëm. Fermerët janë të interesuar ta shesin prodhimin, cilësia nuk mungon, por çmimi po sjell vështirësi në shitje.”

    Sipas të dhënave, vetëm në fushën e Maliqit janë të kultivuara rreth 4000 hektarë misër, 600 hektarë patate dhe 650 hektarë qepë, ndërsa fermerët kërkojnë ndërhyrje dhe politika mbështetëse për të shmangur humbjet e mëdha ekonomike.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    “Paketa e Maleve”. pa inventar pronash. Si ringjallja rurale po kthehet në konflikt pronësie

    March 24, 2026

    Nga Italia në Korçë, doktori që zgjodhi Shqipërinë për të jetuar

    March 24, 2026

    Ledina Alolli/Banorëve të Rëmenjit u rrezikohet jeta, kërkohet ndërhyrje urgjente

    March 24, 2026

    Pogradec gati për turistët, nis aksioni i pastrimit

    March 24, 2026
    TE FUNDIT

    “Paketa e Maleve”. pa inventar pronash. Si ringjallja rurale po kthehet në konflikt pronësie

    March 24, 2026

    Nga Italia në Korçë, doktori që zgjodhi Shqipërinë për të jetuar

    March 24, 2026

    Ledina Alolli/Banorëve të Rëmenjit u rrezikohet jeta, kërkohet ndërhyrje urgjente

    March 24, 2026

    Pogradec gati për turistët, nis aksioni i pastrimit

    March 24, 2026
    EKSKLUZIVE

    Arrestim në Kapshticë- Ja përse

    Përkujtojmë sot 55-vjetorin e ndarjes nga jeta të Parashqevi Qiriazi (1880–1970).

    Korçë / Vijojnë kontrollet kundër lojërave të fatit, 1 arrestim dhe 2 procedime penale

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.