Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Banorët e lagjes 18 në Korçë kërkojnë ujitje për hapësirat e gjelbra dhe pastrimin e një godine të amortizuar

    August 5, 2026

    Rritet fluksi në Kapshticë dhe Qafë Thanë, mbi 80 mijë udhëtarë kaluan kufirin në katër ditët e para të gushtit

    August 5, 2026

    Aksident i rëndë në Maliq, një i vdekur e një i plagosur

    August 5, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Nga Italia në Korçë, doktori që zgjodhi Shqipërinë për të jetuar
    Vendi

    Nga Italia në Korçë, doktori që zgjodhi Shqipërinë për të jetuar

    March 24, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Korça është kthyer në shtëpinë e re për një mjek italian, i cili ka vendosur të lërë Italinë dhe të vazhdojë jetën e tij në Shqipëri. Giancarlo Pevarello, okulist me shumë vite përvojë, thotë se erdhi fillimisht për të provuar diçka të re, por sot është i bindur se do të qëndrojë këtu.

    Ai tregon se në Korçë ka gjetur raste të veçanta që nuk i kishte hasur shpesh më parë, ndërsa për të më e rëndësishme është që pacientët të shohin më mirë dhe të kenë shëndet.

    Your browser does not support the video tag.

    “Për të provuar gjëra të reja, më pëlqeu ideja për të shkuar në një vend që gjithmonë ka qenë një pikë referimi sepse këtu gjej gjëra të reja. Ka shumë lloje përdese, ka situata delikate me fëmijët, kam gjetur edhe një rast me filateri, që është problem në brendësi të syrit, janë larva brenda në sy. Kam bredhur mjaft nëpër botë por në Shqipëri gjeta vendin perfekt për fushën time ”

    Mjeku italian shprehet se është ndjerë i mirëpritur nga njerëzit dhe se tashmë ka krijuar miq dhe jetën e tij në këtë qytet.

    ” Po, do jetoj në Shqipëri. Njerëzit më pëlqejnë shumë, populli është komplet ndryshe nga italianët, këtu ka ende vlera. Jam plak tani, kam krijuar miq këtu dhe ka edhe italianë të tjerë në Korçë, dal me ta. Për mua Korça është si parajsa, ushqim i mirë, klimë e mirë, njerëz të mirë dhe çmime të mira ”

    Madje ai ka edhe një mesazh për të rinjtë shqiptarë, duke thënë se Shqipëria është një vend me shumë mundësi dhe me të ardhme.

    “Bëjnë gjënë më të gabuar të kësaj bote ata që ikin. Duhet të rrinë në Shqipëri sepse përveçse ka shumë nevojë, është edhe mundësia për të krijuar një të ardhme të mirë. Jo vetëm në mjekësi por në të gjitha fushat, sepse Shqipëria po zhvillohet. Ata që ikin mendojnë se diku tjetër është më mirë, por nuk është e vërtetë.”

    Giancarlo Pevarello vazhdon të vizitojë pacientë në Korçë, ndërsa thotë se ka gjetur jo vetëm një vend pune, por edhe një vend që e ndjen si shtëpinë e tij të dytë.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Banorët e lagjes 18 në Korçë kërkojnë ujitje për hapësirat e gjelbra dhe pastrimin e një godine të amortizuar

    August 5, 2026

    Rritet fluksi në Kapshticë dhe Qafë Thanë, mbi 80 mijë udhëtarë kaluan kufirin në katër ditët e para të gushtit

    August 5, 2026

    Aksident i rëndë në Maliq, një i vdekur e një i plagosur

    August 5, 2026

    Zjarr në Maliq- Opar, në njësinë administrative Moglicë të bashkisë Maliq

    August 3, 2026
    TE FUNDIT

    Banorët e lagjes 18 në Korçë kërkojnë ujitje për hapësirat e gjelbra dhe pastrimin e një godine të amortizuar

    August 5, 2026

    Rritet fluksi në Kapshticë dhe Qafë Thanë, mbi 80 mijë udhëtarë kaluan kufirin në katër ditët e para të gushtit

    August 5, 2026

    Aksident i rëndë në Maliq, një i vdekur e një i plagosur

    August 5, 2026

    Zjarr në Maliq- Opar, në njësinë administrative Moglicë të bashkisë Maliq

    August 3, 2026
    EKSKLUZIVE

    “Te Uçkat si dikur” – Një festë e re që ringjall emocionet e fëmijërisë, më 19 korrik në Pogradec

    BUXHETI I 2026-ËS HARRON BUJQËSINË

    Andi Shkira nuk mban lotët për Fatos Nanon “Me dorën që më dridhej dhe sytë që më lotonin…”

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.