Një 56-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti për motive të dobëta në fshatin Sovjan, Maliq.
Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 12:00, në spitalin e Korçës është paraqitur për mjekim shtetasi I. H., rreth 56 vjeç, i cili dyshohet se është goditur me mjet prerës nga shtetasi M. R.
Pas ngjarjes, shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq kanë nisur kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar, i cili është shpallur në kërkim.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


