Sokol Meqemeja është një biznesmen i njohur në Shqipëri, i lidhur prej vitesh me sektorin e mishit dhe kompaninë “Frigo Food Albania”, importuese e produkteve të mishit, përfshirë markën “Wudy”.
Emri i tij është përmendur më herët në hetime dhe dosje të ndryshme. Në vitin 2025, Meqemeja u shpall në kërkim nga Policia e Shtetit, në kuadër të një procedimi për ndërtimin e një impianti në Delvinë. Sipas policisë në atë kohë, ai dyshohej për “ndërtim të paligjshëm” dhe “pushtim të tokës”.
Emri i biznesmenit del gjithashtu në dosjen e SPAK për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj. Sipas materialeve të bëra publike nga SPAK dhe raportimeve mediatike, Meqemeja ishte i përfshirë në një transaksion prej 140 mijë eurosh, që prokuroria e lidhte me një skemë shitjesh fiktive pronash. Në të njëjtën dosje përmendet edhe lidhja e tij me shoqërinë “Building Construction & Green Energy”, e cila kishte paraqitur ofertë për inceneratorin e Fierit.
Ndërkohë, të dhënat publike të regjistrimit të bizneseve tregojnë se Meqemeja ka pasur aktivitet dhe interesa në disa shoqëri të sektorit të mishit dhe bujqësisë. Ai rezulton ndër aksionerët e “Chicken Farm”, kompani me aktivitet në mbarështimin e kafshëve dhe prodhimin e përpunimin e produkteve ushqimore.
Ka patur pretendime të tjera që qarkullojnë për kontakte të mundshme të Meqemejas me persona të tjerë të botës së krimit dhe politikës, përfshirë pretendime për një rol ndërmjetësues apo ndikim në procedura publike, të cilat po hetohen nga organet kompetente.
Lidhje me Ergys Agasin
Në dosjen hetimore të Ergys Agasit, mësohet se biznesmeni Meqmaja t’i këtë kërkuar ndihmë disa herë Ergys Agasit, duke përfituar fonde publike.
Gjithashtu, në përgjime rezulton se biznesmeni i mishit ka patur ndikim në një deputet të Partisë Socialiste, i cili i ka premtuar se nuk do të prekej, premtim ky që nuk është mbajtur nga zyrtari socialist.
Bufiurte.al do të publikojë në vijim përgjimet konkrete të biznesmenit të mishit, i cili, më tepër sesa shitje të produkteve ushqimore, ka ditur të shesë dhe blejë fonde qeveritare, për të cilën edhe po hetohet


