Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Pranverë shqiptare në Athinën e motit 1900

    May 9, 2026

    Pringles? Një nga mashtrimet më të mëdha që i është shitur njerëzve si “patatina”.

    May 9, 2026

    Drama e grave të Kosovës, filmi ‘Zgjoi’ shfaqet në Pogradec

    May 8, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Punonjëset e postës së Devollit vjedhin lekët e pensionistëve
    Vendi

    Punonjëset e postës së Devollit vjedhin lekët e pensionistëve

    January 16, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, për shtetaset:

    Your browser does not support the video tag.

    -P. Sh., 29 vjeçe, banuese në Bilisht, me detyrë përgjegjëse e zyrës postare Vishocicë, Devoll;
    -E. Ç., 27 vjeçe, banuese në Bilisht, me detyrë arkëtare-llogaritare, në degën postare Devoll.

    Nga hetimet dyshohet se këto shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, gjatë periudhës shtator 2025 – janar 2026, kanë vjedhur rreth 22 000 000 lekë të rinj nga fondi i postës, duke shpërdoruar detyrat. Shtetasja P. Sh. dyshohet se ka përvetësuar dhe shpërdoruar fondet e pensioneve dhe të ndihmës ekonomike (kryesisht të pensionistëve që jetonin jashtë shtetit), duke falsifikuar nënshkrimet e tyre, ndërsa shtetasja E. Ç. dyshohet se ka manipuluar, hequr dhe falsifikuar mandatpagesat nga evidenca e librave të arkës dhe sistemit të menaxhimit të parave cash, për të favorizuar vjedhjen e fondeve nga 29-vjeçarja.

    Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar që mund të jenë përfshirë në këtë rast.
    —
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin N. Ç., 70 vjeç, banues në fshatin Kolanec, për veprën penale “Kanosja serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje”. Ky shtetas është shfaqur në një video të publikuar dje, në rrjete sociale, duke kanosur për jetën, autorët e dyshuar të vrasjes së djalit të tij (ngjarje e ndodhur në muajin qershor 2022), për të cilët Gjykata e Apelit Tiranë vendosi ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest në burg” në masën “Arrest në shtëpi”.
    —
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin V. P., 40 vjeç, banues në fshatin Çiflig, Korçë, pasi në ambientet e jashtme të spitalit të Korçës, ka fyer dhe goditur në fytyrë për shkak të detyrës, punonjësin e sigurisë, shtetasin Xh. Ç., 33 vjeç, banues në Korçë.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

    Korçë/Në vijim të informacionit të dhënë dje, për zjarrin që ra në banesën e shtetases F. P., 73 vjeçe, në lagjen nr.15, e cila humbi jetën për shkak të asfiksisë, bëjmë me dije se nga hetimet rezultoi që zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Pranverë shqiptare në Athinën e motit 1900

    May 9, 2026

    Pringles? Një nga mashtrimet më të mëdha që i është shitur njerëzve si “patatina”.

    May 9, 2026

    Drama e grave të Kosovës, filmi ‘Zgjoi’ shfaqet në Pogradec

    May 8, 2026

    30 vite nga tragjedia e nxënësve në Liqenin e Prespës, familjet e 14 viktimave kërkojnë drejtësi: Fëmijët i dërguan atje për fushatën e Berishës

    May 8, 2026
    TE FUNDIT

    Pranverë shqiptare në Athinën e motit 1900

    May 9, 2026

    Pringles? Një nga mashtrimet më të mëdha që i është shitur njerëzve si “patatina”.

    May 9, 2026

    Drama e grave të Kosovës, filmi ‘Zgjoi’ shfaqet në Pogradec

    May 8, 2026

    30 vite nga tragjedia e nxënësve në Liqenin e Prespës, familjet e 14 viktimave kërkojnë drejtësi: Fëmijët i dërguan atje për fushatën e Berishës

    May 8, 2026
    EKSKLUZIVE

    Pustec – PS thellon avantazhin, përfundon numërimi në 6 kuti

    Dështon kufiri me Maqedoninë, Qafë Thana e bllokuar – ja situata

    Balluku jep lajmin e mirë, ja kur mbyllet Qukës-Qafë Plloçë

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.