Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ndau një videomesazh në ditën e tretë të protestës studentore.
Nga zyra e tij, Peleshi u bëri thirrje të gjitha palëve, aktorëve e faktorëve politikë, që të gjejnë momentin për reflektim dhe t’i thërrasin arsyes.
Sipas kryeparlamentarit, Shqipëria është e të gjithë shqiptarëve, prandaj palët duhet të ulen dhe të gjejnë zgjidhje, në vend që t’i bëjnë dëm vendit.
“Sot është dita kur çdo shtetar dhe çdo parti politike, elita akademike dhe e biznesit, çdo prind e qytetar duhet t’i e thërrasë arsyes dhe thirrjes për paqe. Mbi çdo ndryshim, qëndron interesi komëbtar. Shqipëria jonë. Fëmijët kanë të drejtë të kërkojnë prej nesh më shumë dhe më mirë. Episodet e dhunës janë një dëm i madh për të gjithë ne. Shqipëria meriton të hyjë në BE si e barabartë. Ky proces mund të pengohet nga forca malinje, por kurrsesi nga ne. Prandaj bëj thirrje për reflektim. Të tregojmë se fatin e vendit tonë e mbajnë ne në duar. Të ulemi, të debatojmë, pa harruar se mbi të gjitha, jemi të gjithë shqiptar”,-tha Peleshi.


