Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    KLSH fundos Bashkinë Selenicë, qindra milionë lek dëm – Pazaret e Nertil Bellaj

    November 4, 2026

    KLSH fundos Bashkinë Vlorë me gjetjet e auditimit: 1.2 miliardë lekë efekte negative, 829 milionë borxhe të paarkëtuara dhe 402 milionë lekë gjoba të papaguara

    November 4, 2026

    Mbi 1 miliard lekë borxhe, tendera me shkelje dhe 10 mijë prona pa certifikatë – Gledian Llatja “përpin” Elbasanin

    November 4, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Ladfilli i Maliqit/Një histori suksesi se si duhen menaxhuar mbetjet urbane
    Vendi

    Ladfilli i Maliqit/Një histori suksesi se si duhen menaxhuar mbetjet urbane

    July 4, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Në një kohë kur Shqipëria jonë, sidomos në sezonin veror përballet me vështirësinë e madhe të pastrimit të mbetjeve dhe përpunimit të tyre, kjo sa nga një komunitet ende i pa sensibilizuar mbi mënyrëb e hedhjes së mbetjeve e sa nga institucione vendore që dorëzohen para sasive të mëdha të mbetjeve pa mundur të menaxhojnë situatat, në fakt ka edhe raste suksesi nga të cilat duhet të mësosh.

    Tashmë prej disa vitesh në Maliq është ngritur një landfill i cili menaxhon dhe përpunon mbetjet e të gjitha bashkive të qarkut, e ndërsa në qytete të tjera përballen me fusha të paligjshme pirgjesh plehrash, në fakt bashkitë e juglindjes renditen ndër më të pastrat në rang vendi.

    Your browser does not support the video tag.

    Smoget e tymit kanë mbuluar vazhdimisht Vlorën, Elbasanin që janë pjesë e qarqeve me buxhete shumë herë më të mëdha se Korça, por në fakt gjithçka ka të bëjë me nikoqirllëkun e menaxhimit dhe edhe këtë herë juglindja përmes landfillit të Maliqit jep mësime se si duhen pastruar dhe menaxhuar mbetjet.

    A ka punë më shumë për tu bërë? Patjetër! Por deri më tani puna e bërë shihet me vepra, landfilli i Maliqit nuk ka shkaktuar më të voglën ndotje, nuk ka marrë zjarr asnjëherë e aq më tepër ja ka dalë që të përpunojë më së miri mbetjet e 6 bashkive të juglindjes.

    Jo vetëm kaq, por vazhdimisht nga ana e administratës realizohen aktivitete sensibilizuese, kryesisht me fëmijë, me të cilët punohet për ti ndërgjegjësuar mbi mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit.

    Landfilli i Maliqit përfaqëson një histori suksesi për menaxhimin modern të mbetjeve në Shqipëri, duke sjellë standarde europiane në ruajtjen e mjedisit dhe mbrojtjen e shëndetit publik. Investimi i realizuar dhe funksionimi efikas i këtij landfilli janë një shembull i qartë se si mund të ndërtohen zgjidhje të qëndrueshme për sfidat mjedisore në vend.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Maliq Mbetjet urbane
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    KLSH fundos Bashkinë Selenicë, qindra milionë lek dëm – Pazaret e Nertil Bellaj

    November 4, 2026

    KLSH fundos Bashkinë Vlorë me gjetjet e auditimit: 1.2 miliardë lekë efekte negative, 829 milionë borxhe të paarkëtuara dhe 402 milionë lekë gjoba të papaguara

    November 4, 2026

    Mbi 1 miliard lekë borxhe, tendera me shkelje dhe 10 mijë prona pa certifikatë – Gledian Llatja “përpin” Elbasanin

    November 4, 2026

    Abdul El-Sayed fiton në Michigan, bëhet senatori i parë mysliman në historinë e SHBA-së

    November 4, 2026
    TE FUNDIT

    EKSKLUZIVE

    Fëmijë dhe qytetarë mbjellin pemë në kodrat e Korçë, nisma që po kthehet në traditë

    Kapshticë – Kapen në flagrancë dy vëllezër me dhjetëra steka cigare kontrabandë

    Inside Story/ “Jemi shqiptarë por…”, si u shndërruan në grekë qytetarët vllehë në Gjirokastër dhe Korçë

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.