Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Pogradec, hapet ambienti për takimet e fëmijëve me prindërit e divorcuar

    September 22, 2026

    Deputetë e zyrtarë të lartë, komunikime dhe takime intensive me Ergys Agasin

    September 22, 2026

    Pogradec/Plagoset me thikë 48-vjeçari pas një konflikti, kapet autori i dyshuar

    September 21, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Laçi shpallet kampion në Korçë mes tensioneve, Skënderbeu humb titullin në sekondat e fundit
    Sport

    Laçi shpallet kampion në Korçë mes tensioneve, Skënderbeu humb titullin në sekondat e fundit

    May 5, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Laçi është shpallur kampion i Kategorisë së Parë pas një finaleje dramatike dhe të tensionuar ndaj Skënderbeut në Korçë, ku gjithçka u vendos në sekondat e fundit të sfidës.

    Ndeshja, që përballi dy skuadrat e ngjitura tashmë në Superiore, ishte një duel i fortë për trofeun e kampionit, por u shoqërua nga polemika të shumta në fushë dhe tension në tribuna. Momenti më i diskutueshëm erdhi pas një aksioni të dyshimtë në zonën e Laçit, ku arbitri Florian Lata ndëshkoi me karton të kuq një futbollist të Skënderbeut, vendim që ndryshoi rrjedhën e takimit dhe shkaktoi reagime të forta nga vendasit.

    Your browser does not support the video tag.

    Edhe pse me një lojtar më pak, Skënderbeu arriti të mbante barazimin deri në minutat shtesë, rezultat që i mjaftonte për të fituar titullin. Por kur gjithçka dukej drejt fundit, në sulmin e fundit të Laçit pas një goditjeje nga këndi, laçjanët gjetën golin që tundi rrjetën korçare dhe rrëmbeu titullin kampion.

    Pas golit shpërthyen protestat e forta të lojtarëve dhe tifozëve korçarë, të cilët kundërshtuan faktin se goli u shënua në minutën e 97-të, ndërkohë që arbitri kishte akorduar vetëm 5 minuta shtesë.

    Në përfundim, presidenti i FSHF-së Armand Duka i dorëzoi kupën skuadrës së Laçit, ndërsa prania e shtuar e forcave policore në stadium ishte e nevojshme për shkak të tensioneve dhe provokimeve mes tifozërive.

    Pavarësisht finales së hidhur për Skënderbeun, si korçarët ashtu edhe Laçi sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e Kategorisë Superiore, ndërsa Pogradeci do të kërkojë rikthimin në elitë përmes ndeshjeve play-off.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Korça në ritmin e vrapit, mbi 1000 garues në maratonën e qytetit

    September 20, 2026

    VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

    September 19, 2026

    Ahmataj: Meritonim më shumë, na mungon një penallti – “Nuk e kam karakter të ulëras e të bërtas”

    September 12, 2026

    Skënderbeu i volejbollit për femra synon titullin, rikthehen lojtaret e njohura dhe afrohen përforcime të huaja

    September 6, 2026
    TE FUNDIT

    Pogradec, hapet ambienti për takimet e fëmijëve me prindërit e divorcuar

    September 22, 2026

    Deputetë e zyrtarë të lartë, komunikime dhe takime intensive me Ergys Agasin

    September 22, 2026

    Pogradec/Plagoset me thikë 48-vjeçari pas një konflikti, kapet autori i dyshuar

    September 21, 2026

    Katër net me serenata në Korçë, Serenights bashkon brezat, tradita korçare vjen edhe me orkestrime të reja

    September 21, 2026
    EKSKLUZIVE

    Qarku Korçë – Arrestim për aksident me pasojë vdekjen, procedime për kalim të paligjshëm kufiri dhe zjarrvënie nga pakujdesia

    Korça mirëpret Edicionin e 29-të të Festivalit Ndërkombëtar “Netët Korçare të Poezisë”

    Projekt për transport elektrik publik në Korçë, Maliq dhe Devoll

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.