Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Korça në ritmin e vrapit, mbi 1000 garues në maratonën e qytetit

    September 20, 2026

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

    September 19, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Korçë-Pogradec/ Arrestim për dhunë në familje dhe disa procedime penale
    Vendi

    Korçë-Pogradec/ Arrestim për dhunë në familje dhe disa procedime penale

    March 6, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Policia e Korçës ka ndaluar një 62-vjeçar të shpallur në kërkim për dhunë në familje dhe shkelje të vendimit të gjykatës. Bëhet fjalë për shtetasin P. M., banues në fshatin Liqenas, Pustec, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e pajisur me urdhër mbrojtjeje, si dhe ndaj djalit të saj.

    Ndërkohë, materialet u referuan në Prokurori edhe për një 17-vjeçare, banuese në Korçë, për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar”. Sipas Policisë, ajo dyshohet se ka kanosur me telefon një 14-vjeçare, që të tërhiqte kallëzimin e bërë ndaj një shoqeje të saj, pas një konflikti mes tyre.

    Your browser does not support the video tag.

    Në Pogradec ka nisur procedimi penal edhe për shtetasin D. B., 46 vjeç, drejtues teknik në një subjekt për instalimin e paneleve fotovoltaike. Ai dyshohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, pasi nga mungesa e masave të sigurisë është dëmtuar në dorë gjatë punës një punonjës 36-vjeçar.

    Po ashtu, Policia bëri me dije se shtetasi R. J., 41 vjeç, banues në Korçë, i cili ishte larguar nga banesa më 24 shkurt, është gjetur dhe është rikthyer pranë familjes.

    Ndërsa mëngjesin e sotëm, në spitalin e Prrenjasit është dërguar pa shenja jete një 47-vjeçar nga fshati Rodokal i Sipërm, Pogradec. Nga hetimet paraprake dyshohet se ai, në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar lëndë helmuese në banesë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    Operacioni “Borders 2” në Korçë, arrestohet 32-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

    September 19, 2026

    Pogradeci arrin 500 mijë vizitorë në 8 muaj, rriten qëndrimet turistike

    September 19, 2026

    “Nomad Lawyer”: Korça, Pogradeci dhe Përmeti, destinacionet që po i japin Shqipërisë një tjetër dimension turistik

    September 19, 2026
    TE FUNDIT

    Korça në ritmin e vrapit, mbi 1000 garues në maratonën e qytetit

    September 20, 2026

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

    September 19, 2026

    Operacioni “Borders 2” në Korçë, arrestohet 32-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

    September 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    Vdekja e 37 vjeçares nga Pogradeci, dyshohet për neglizhencë – policia nxjerr deklaratë

    “Paketa e Maleve”. pa inventar pronash. Si ringjallja rurale po kthehet në konflikt pronësie

    Nis restaurimi i Kullës së Turanit

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.