17 persona janë proceduar penalisht pas protestës së zhvilluar një ditë më parë në qytetin e Korçës, ndërsa asnjë prej tyre nuk është arrestuar.
Protesta u shoqërua me tensione, edhe pse nuk pati dëmtime si më parë nëpër institucion.
Më herët, policia kishte shoqëruar 25 të rinj për veprime të kryera gjatë protestës.
Procedimi penal ndaj 17 personave vjen në vijim të hetimeve për incidentet e regjistruara gjatë tubimit.


