Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Traditë që pihet me miq! Pogradeci feston për vitin e 31-të Verën Artizanale dhe Gështenjën

    December 13, 2025

    Të dehur në timon dhe pa leje drejtimi, Policia e Korçës kryen disa arrestime

    December 13, 2025

    RENDITJA E KATEGORISE SË PARE/ Skënderbeu hedh sërish hap fals, Laçi me Pogradecin e ndjekin kemba-këmbës. 5 skuadra luftojnë për vendin e katërt

    December 13, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Ilir Meta i shkruan gazetares Anduena Llabani: Meqenëse je e shqetësuar për gjendjen time psikike, hajde në qeli ta vërtetosh!
    Vendi

    Ilir Meta i shkruan gazetares Anduena Llabani: Meqenëse je e shqetësuar për gjendjen time psikike, hajde në qeli ta vërtetosh!

    June 4, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar me një ftesë të drejtpërdrejtë gazetares Anduena Llabani, pas një debati publik ku ajo ka shprehur shqetësime për gjendjen e tij shëndetësore.

    Meta e fton atë në ambientet e paraburgimit në IEVP “Jordan Misja”, duke theksuar se është në “top formë” dhe duke e akuzuar SPAK-un për dezinformim të qëllimshëm me regji politike.

    Ballkan Desina

    Postimi i Metës:

    Një ftesë të sinqertë për gazetaren, znj. Anduena Llabani!
    E dashur Anduena,
    Nuk njihemi nga afër se nuk na ka rënë rasti, por ju ndoqa në një debat me avokatin tim të nderuar, Kujtim Bej Cakrani.
    M’u duke e shqetësuar për gjendjen time shëndetësore dhe psikiatrike, por të siguroj se je totalisht e dezinformuar.
    Ndaj, meqënëse i beson kaq shumë SPAK-ut për shkak të marrëdhënieve të afërta profesionale që mund të keni me këtë institucion, për t’ju hequr këtë shqetësim që përhapët në publik, ju ftoj të takohemi këtu në ambientet e IEVP “Jordan Misja”.
    Jam i sigurt që nuk ka asnjë arsye që ju të mos e siguroni një ftesë nga SPAK edhe pse deri tani deputetët e Partisë së Lirisë apo edhe deputeti Dule dhe eurodeputeti Beleri nuk e kanë siguruar dot.
    Besoj se ju keni prioritet profesionalizmin dhe objektivitetin në raport me opinionin publik.
    Kështu që unë do të isha shumë i hapur për ju edhe për bisedë, edhe për intervistë me kamera, siç kam ftuar edhe znj.Grida Duma dhe gazetarët që sipas mendimit tim ishin të keqinformuar nga SPAK-u dhe jam i bindur se pas intervistës do të keni një mendim shumë të kthjellët, jo vetëm për fletërrufenë e SPAK-ut që e ka diktuar Edi Rama dhe ka zero provë apo fakt penal ndaj Ilir Metës, por edhe për gjendjen time më të mrekullueshme shëndetësore që kam patur ndonjëherë, me parametra piloti dhe kampion absolut në ping-pong, deri tani.
    Sa i takon shqetësimit tënd për ata që më kanë tradhtuar mua, mos u shqetëso fare se ata janë viktima të shkeljeve të ligjeve që kanë bërë vet dhe nuk e justifikojnë dot asnjë akuzë ndaj Ilir Metës në këto 32 vite shërbim publik.
    Ju ngritët shqetësimin edhe të retorikës time në të kaluarën ndaj ndërkombëtarëve, që në fakt ka qenë qëndrimi im ndaj dhunimit që ata i kanë bërë Kushtetutës, si përfaqësues të George Sorosit në Shqipëri, me qëllim kapjen totale të shtetit dhe shndërrimin e Reformës në Drejtësi në Ramaformë dhe të shtetit të së drejtës në Narkoshtet siç jemi sot.
    Ju e dini që jo vetëm populli i Shqipërisë e ka përkrahur qëndrimin dhe retorikën time në mitingun e jashtëzakonshëm të 2 Marsit në mbrojtje të Kushtetutës, por edhe Komisioni i Venecias, në të gjitha përballjet e mia Kuvendin njëpartiak prej 122 kartonash, më ka dhënë të drejtë, madje edhe vet Gjykata Kushtetuese e Edi Ramës.
    Kjo është një ftesë për të hequr shqetësimin tuaj nga ndonjë dezinformim që është shpërndarë nga SPAK (ose nga ndonjë bashkëpunëtor ose bashkëpunëtore e tij), që me urdhër të Edi Ramës ndaloi edhe gazetarët që ishin ftuar ditën e votimit për të filmuar votimin tim, gjoja për arsye teknike në mënyrë që qytetarët dhe votuesit të mos e shikonin që Ilir Meta është në top formë si asnjëherë tjetër.
    Për kthjelltësinë time të siguroj, madje do ta shohësh edhe vetë nëse të japin leje, që është shumë më e mirë se sa e ndonjë spakisti që mund t’ju ketë dezinformuar juve sepse prej 8 muajsh unë zonjë e nderuar pi vetëm lëng boronicë Puke. Ndërsa ata të SPAK-ut nga euforia e 83 mandateve që i kanë dhënë Edi Ramës edhe mund ta teprojnë me verë, ndoshta jo aq të shtrenjtë sa e pi ai.
    Sidoqoftë ju përshëndes, por meqenëse kuptova një shqetësim që ju kishit, që është një dezinformacion për shkak të burimeve të tua të njëanshme, unë ju mirëpres në çdo kohë.
    Sigurisht që zgjedhja është e juaja!

    Helzag Instagram
    REJ
    eSIM SIGNAL
    Gazetare Ilir Meta Paraburgim
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    2T

    Related Posts

    Traditë që pihet me miq! Pogradeci feston për vitin e 31-të Verën Artizanale dhe Gështenjën

    December 13, 2025

    Të dehur në timon dhe pa leje drejtimi, Policia e Korçës kryen disa arrestime

    December 13, 2025

    Lajm i fundit/Policia kap duke kërkuar 4 të rinj nga Korça në varret Ilire të Selcës

    December 13, 2025

    Emri – Arrestohet i riu duke shpërndarë drogë në Korçë

    December 13, 2025
    TE FUNDIT

    Traditë që pihet me miq! Pogradeci feston për vitin e 31-të Verën Artizanale dhe Gështenjën

    December 13, 2025

    Të dehur në timon dhe pa leje drejtimi, Policia e Korçës kryen disa arrestime

    December 13, 2025

    RENDITJA E KATEGORISE SË PARE/ Skënderbeu hedh sërish hap fals, Laçi me Pogradecin e ndjekin kemba-këmbës. 5 skuadra luftojnë për vendin e katërt

    December 13, 2025

    Lajm i fundit/Policia kap duke kërkuar 4 të rinj nga Korça në varret Ilire të Selcës

    December 13, 2025
    EKSKLUZIVE

    U la letra kërcënuese drejtuesve të Katedrales dhe institucioneve të Korçës, nis procedimi për 27-vjeçarin

    Mbyllja e bulevardit “Republika” ndez debatet në Korçë – Bizneset kundërshtojnë, këshilltari kërkon transparencë

    Lëvizje surprizë/ Sulmuesi i Skënderbeut transferohet te Kastrioti dhe e nis menjeherè si titullar

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2025 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.