Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Korça në ritmin e vrapit, mbi 1000 garues në maratonën e qytetit

    September 20, 2026

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

    September 19, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Festa e 35-vjetorit të PS-së në Korçë, socialistja falenderon Ramën: Ke bërë që gratë të jenë të barabarta me burrat
    Vendi

    Festa e 35-vjetorit të PS-së në Korçë, socialistja falenderon Ramën: Ke bërë që gratë të jenë të barabarta me burrat

    May 28, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Në Korçë, këtë të enjte po festohet 35-vjetori i Partisë Socialiste, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama. Por vëmendjen e ka marrë një zonjë socialiste.

    Teksa mbajti fjalën e saj, socialistja falënderoi Edi Ramën, i cili sipas saj ka merita që gratë tashmë të jenë të barabarta me burrat.

    Your browser does not support the video tag.

    “Falënderoj kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, që ka bërë të mundur që gratë të jenë të barabarta me burrat”, tha socialistja, teksa salla shpërtheu në të qeshura.

    Ndërsa në fjalimin e tij, kryeministri u ndal edhe te procesi i integrimit europian, duke deklaruar se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re pas hapjes së kapitujve të negociatave dhe tashmë po ecën drejt mbylljes së tyre.

    Po ashtu, Rama foli edhe për rolin e PS-së në forcimin e marrëdhënieve me faktorin ndërkombëtar dhe përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në sytë e ndërkombëtarëve.

    Rama: PS e ngjiti Shqipërinë edhe një majë më lart, në rrugën drejt majës që faktikisht është amaneti nga të parët dhe borxhi që u kemi fëmijëve tanë.

    Ne do të vendosim së bashku flamurin kuqezi të Ismail Qemalit dhe Gjergj Kastriotit në këtë majë të lartë.

    PS ka dëshmuar se është e vetmja forcë politike që mund të ketë një raport të drejtë me faktorin ndërkombëtar, me të shkuarën dhe me botën. Është krenaria jonë që, pas një periudhe të gjatë vështirësish dhe denigrimi, i kemi ngritur kokën çdo shqiptari kudo në botë.

    Mbi të gjitha, është krenaria jonë që sot Shqipëria ndodhet në një fazë tjetër, pasi kemi mbyllur fazën e çeljes së të gjithë kapitujve të negociatave. Tani kemi hapur procesin e mbylljes së të gjithë kapitujve.

    Ndërsa shiu filloi teksa dëgjonte se ç’ishte Shqipëria, le të vazhdojë si bereqeti që do të kemi dhe le të bjerë mbi këtë festë të 35-vjetorit të PS-së edhe këtu në Korçë, duke paralajmëruar një fitore të jashtëzakonshme si ajo që do të realizojmë të gjithë bashkë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    Operacioni “Borders 2” në Korçë, arrestohet 32-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

    September 19, 2026

    Pogradeci arrin 500 mijë vizitorë në 8 muaj, rriten qëndrimet turistike

    September 19, 2026

    “Nomad Lawyer”: Korça, Pogradeci dhe Përmeti, destinacionet që po i japin Shqipërisë një tjetër dimension turistik

    September 19, 2026
    TE FUNDIT

    Korça në ritmin e vrapit, mbi 1000 garues në maratonën e qytetit

    September 20, 2026

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

    September 19, 2026

    Operacioni “Borders 2” në Korçë, arrestohet 32-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

    September 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    I la Korçës spitalin, shkollën dhe bibliotekën, historia e bamirësit që shpëtoi mijëra njerëz, por jo veten

    Rritje e ndjeshme e fluksit në pikat kufitare në fillim të gushtit

    Himara ngre lart emrin edhe në sport – Vajzat kampione në Kampionatin Kombëtar të Shkollave

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.