Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Korça në ritmin e vrapit, mbi 1000 garues në maratonën e qytetit

    September 20, 2026

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

    September 19, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » DVP Korçë – Zbardhen raste të ndryshme penale, procedime dhe një aksident rrugor
    Vendi

    DVP Korçë – Zbardhen raste të ndryshme penale, procedime dhe një aksident rrugor

    February 13, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Strukturat e Drejtoria Vendore e Policisë Korçë kanë referuar disa materiale në Prokurori për vepra të ndryshme penale, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rasteve.

    Tentativë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe falsifikim dokumentesh

    Your browser does not support the video tag.

    Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme referuan materialet në Prokurori për shtetasin O. A., 38 vjeç, banues në Malinat, Berat, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

    Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi F. Sh., 48 vjeç, banues në Trestenik, Devoll, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

    Dy shtetasit janë konstatuar mbi fshatin Trestenik, ku Policia u ka bërë thirrje për të ndaluar. Shtetasi F. Sh. nuk i është bindur urdhrit të Policisë dhe është larguar me shpejtësi. Pas ndalimit, shtetasi O. A. ka deklaruar se do të ndihmohej nga F. Sh. për të kaluar kufirin grek kundrejt pagesës 100 euro. Gjatë kontrollit fizik atij iu gjet një pasaportë me vula të dyshuara false. Vijon puna për kapjen e shtetasit në kërkim.

    Procedim për lëndë narkotike

    Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori për shtetasin F. M., 19 vjeç, banues në Pirg, Maliq, pasi në fshatin Bulgarec iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

    Vetëgjyqësi dhe lojëra fati

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë nisën procedim penal për:

    • I. Q., banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 18 ka penguar hyrjen në banesë të bashkëpronares Z. F., 59 vjeçe, duke ndërruar bravën e derës;
    • A. K., 19 vjeç dhe J. T., 30 vjeç, banues në Korçë, pasi në një lokal në lagjen nr. 10, gjatë kontrollit të celularëve të tyre, u konstatuan faqe aktive për baste sportive. U sekuestruan 2 celularë.

    Raste dhune dhe shkelje të urdhrit të mbrojtjes në Pogradec

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori për:

    • K. P., 75 vjeç, banues në Pogradec, i dyshuar se ka kanosur me mjet prerës bashkëshorten, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
    • F. P., 43 vjeçe, banuese në Bahçallëk, e dyshuar se ka shqetësuar vjehrrën në kundërshtim me vendimin e Gjykatës.

    Gjithashtu, u referuan materiale për vlerësim pasi në rrugën “Reshit Çollaku” në Pogradec disa shtetas janë konfliktuar për motive të dobëta. Pas shoqërimit në komisariat, ata kanë hequr dorë nga ankimimi.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.

    Aksident në aksin “Korçë–Bilisht”

    Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Korçë–Bilisht”, në afërsi të fshatit Zëmblak, Maliq, automjeti me drejtues shtetasin E. C. ka aksidentuar shtetasin Z. B., rreth 78 vjeç, këmbësor. I dëmtuari u transportua për mjekim në spitalin e Korçës.

    Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    Operacioni “Borders 2” në Korçë, arrestohet 32-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

    September 19, 2026

    Pogradeci arrin 500 mijë vizitorë në 8 muaj, rriten qëndrimet turistike

    September 19, 2026

    “Nomad Lawyer”: Korça, Pogradeci dhe Përmeti, destinacionet që po i japin Shqipërisë një tjetër dimension turistik

    September 19, 2026
    TE FUNDIT

    Korça në ritmin e vrapit, mbi 1000 garues në maratonën e qytetit

    September 20, 2026

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

    September 19, 2026

    Operacioni “Borders 2” në Korçë, arrestohet 32-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

    September 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    Rënia e Skënderbeut nga kategoria, reagon Takaj: Ju kërkoj ndjesë të gjithëve, është momenti për të…

    Besa Spaho risjell në vëmendje qytetarin e mirë Naum Tërova; “Kontributi i madh i karnavaleve”

    Himara, krahinë arbërore e dokumentuar në burime osmane dhe veneciane

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.