Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Tetori Rozë 2026, pesë organizata shqiptaro-amerikane bashkohen kundër kancerit të gjirit

    October 21, 2026

    Vetëm 50 studentë në protestën e Korçës, në mbështetje pedagogët

    October 21, 2026

    Protestat/ Mark Marku: Dorëheqja e Ramës nuk i zgjidh të gjitha problemet, Shqipëria po përsërit të njëjtin cikël

    October 21, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Protestat/ Mark Marku: Dorëheqja e Ramës nuk i zgjidh të gjitha problemet, Shqipëria po përsërit të njëjtin cikël
    Vendi

    Protestat/ Mark Marku: Dorëheqja e Ramës nuk i zgjidh të gjitha problemet, Shqipëria po përsërit të njëjtin cikël

    October 21, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    20 tetor 2026 – Ndërsa protesta e studentëve ka hyrë në ditën e saj të 8-të, dekani i Fakultetit të Histori-Filologjisë, Mark Marku, ka folur në studion e “Opinion” për zgjidhjet e mundshme të situatës protestues – qeveri.

    Sipas tij, përplasja aktuale, ku studentët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe qeveria refuzon, rrezikon ta çojë vendin në një rreth vicioz që përsëritet çdo disa dekada. Marku thotë se largimi i kryeministrit Edi Rama lideri nuk i zgjidh automatikisht problemet e shoqërisë.

    Në fjalën e tij, Mark Marku propozon që zgjidhja të mos kërkohet vetëm te përplasja direkte mes dy palëve në shesh, por të përfshihen më shumë aktorë shoqërorë, civilë e politikë për të gjetur një rrugëdalje të qëndrueshme.

    Your browser does not support the video tag.

    Pjesë nga diskutimi në studio
    Blendi Fevziu: Ty si konkretisht e mendon, Mark? Që mos të flasim teorikisht, kush do ishte një zgjidhje e mundshme aty? Nuk thashë se ti e ke në xhep zgjidhjen, po shkurt kush mund të ishte një zgjidhje? Kemi përballë protestuesit që nuk janë vetëm studentët dhe nxënësit… përballë kemi policinë dhe një vendim të Ramës i cili thotë: “Unë nuk jap dorëheqje se kam marrë votëbesimin në vitin e kaluar”. Midis dy palëve që janë në qëndrimet e tyre strikte, kush është zgjidhje?

    Mark Marku: Sido që të shkojë shoqëria, do të duhet që të ketë reagim plural. Në kuptimin që duhet të futen disa forca të tjera, që duke i mbështetur studentët dhe duke kërkuar një zgjidhje në favor të tyre, duhet që të bëjnë edhe një lloj amortizatori të dhunës. Elementë të tjerë të shoqërisë civile… nuk mund të reduktohet një protestë e madhe që synon një ndryshim të madh, vetëm tek ata që janë në shesh.

    Blendi Fevziu: Do më shumë faktorë shoqërorë.

    Mark Marku: Patjetër! Parlamenti duhet të rifaktorizohet, zgjidhja politike… Ore mos qeshni se parlamenti, në qoftë se do ndryshoni… mos u bëni naivë nga pikëpamja e politikës.

    Blendi Fevziu: Po problemi është i tillë: ti ke shpresë që reagon parlamenti?

    Mark Marku: Duhet të reagojë, do gjenden format. Ke disa parti politike të vogla që janë në shesh, që shoh që kanë edhe një lloj… i pranojnë protestuesit. Ke opozitën, faktorë brenda të majtës… Pra, patjetër që krijohen dinamika.

    Blendi Fevziu: Në qoftë se tërhiqet Rama, tërheqja i zgjidh të gjitha problemet që kanë apo është simbolike?

    Mark Marku: Unë nuk mendoj që dorëheqja e një kryeministri i zgjidh problemet e një vendi, sepse ne po shkojmë me cikle drejt liderëve autoritarë. Na është dashur para 30 e sa viteve me regjimin komunist, na është dashur në ’97-ën ta bëjmë prapë me Partinë Demokratike… Pra ne shkojmë automatikisht si shoqëri drejt një cikli të krijimit të një pushteti jashtëzakonisht të madh, të një nënshtrimi shumë të madh dhe pastaj të një revolte shumë të madhe.

    Dhe idea është që kjo të mos realizohet prapë, që ne mos na duhet që mbas 10 viteve të na duhet që të luftojmë prapë për heqjen e një lideri autoritar. Do duhet që të fillojmë të funksionojmë në mënyrë shumë të strukturuar, që të krijojmë premisa që mos shkojmë prapë aty. Se në qoftë se ikin ca deputetë, vijnë ca deputetë të tjerë, ikën një lider autoritar, vjen një tjetër… Kjo është shoqëria që çon aty.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Tetori Rozë 2026, pesë organizata shqiptaro-amerikane bashkohen kundër kancerit të gjirit

    October 21, 2026

    Vetëm 50 studentë në protestën e Korçës, në mbështetje pedagogët

    October 21, 2026

    Eli Fara sjell magjinë e serenatave korçare në Gjakovë më 28 Nëntor

    October 21, 2026

    Komente në kafene, televizione, portale e rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta

    October 20, 2026
    TE FUNDIT

    Tetori Rozë 2026, pesë organizata shqiptaro-amerikane bashkohen kundër kancerit të gjirit

    October 21, 2026

    Vetëm 50 studentë në protestën e Korçës, në mbështetje pedagogët

    October 21, 2026

    Protestat/ Mark Marku: Dorëheqja e Ramës nuk i zgjidh të gjitha problemet, Shqipëria po përsërit të njëjtin cikël

    October 21, 2026

    Eli Fara sjell magjinë e serenatave korçare në Gjakovë më 28 Nëntor

    October 21, 2026
    EKSKLUZIVE

    Studentët e Programeve Profesionale Dyvjeçare, të përjashtuar nga administrata publike: Ministritë ende pa zgjidhje konkrete

    Flasin të afërmit e Ilir Topçiut; “Ngjarja para 3 ditësh, ja çfarë ndodhi”

    E dini se Thoma Turtulli, Bamirësi i madh i Korçës që sot nuk ka një varr

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.