Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Korçë, banorët e lagjes Muço Qulli kërkojnë përfundimin e asfaltimit të rrugës: Prej 30 vitesh presin zgjidhje

    November 7, 2026

    Miliona dollarë për lobim në Uashington, çfarë kërkon Balkan Energy e Skënder Sulajt në SHBA?

    November 7, 2026

    Universiteti i Korçës, 77% e shpenzimeve për personelin, zero për shkencën! Disa degë mbeten pa studentë

    November 7, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Drama e grave të Kosovës, filmi ‘Zgjoi’ shfaqet në Pogradec
    Vendi

    Drama e grave të Kosovës, filmi ‘Zgjoi’ shfaqet në Pogradec

    May 8, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Bazuar në ngjarje reale, “Zgjoi” rrëfen jetën e grave që mbetën të veja pas luftës së vitit 1999, duke u përballur me humbjen e familjarëve dhe sfidën për të mbajtur fëmijët, në kushte të vështira ekonomike e sociale.

    Filmi artistik “Zgjoi”, një nga prodhimet më të suksesshme të kinematografisë shqiptare në arenën ndërkombëtare, u shfaq në Pogradec, duke sjellë për publikun historinë prekëse të grave të Krushës së Madhe pas luftës në Kosovë.

    Your browser does not support the video tag.

    Bazuar në ngjarje reale, “Zgjoi” rrëfen jetën e grave që mbetën të veja pas luftës së vitit 1999, duke u përballur me humbjen e familjarëve dhe sfidën për të mbajtur fëmijët, në kushte të vështira ekonomike e sociale.

    Filmi u prit me interes nga publiku pogradecar.

    Në qendër të filmit është historia e Fahrije Hotit, gruas që u kthye në simbol të forcës dhe qëndresës. E pranishme ne aktivitet, ajo u shpreh se filmi pasqyron jo vetëm historinë e saj personale, por edhe realitetin e dhimbshëm të shumë grave të Kosovës.

    “Për familjarët dhe dëshmitarët që jemi ende gjallë dhe që e kemi përjetuar atë regjim të ish-Jugosllavisë që ka qenë spastrimi etnik i popullatës shqiptare, shfarosja e njerëzve.. Besoj që në bazë të këtij filmi, brezat e rinj do ta kuptojnë që me të vërtetë ka qenë një luftë e egër në Kosovë, por gratë shqiptare asnjëherë nuk janë dorëzuar” tha Hoti.

    Pas luftës, një grup grash nga Krusha e Madhe u bashkuan dhe nisën prodhimin e ajvarit, duke sfiduar paragjykimet e kohës dhe duke e kthyer këtë iniciativë në një model suksesi dhe vetëpunësimi.

    Ajo që nisi si një mënyrë për të siguruar të ardhurat e përditshme, u shndërrua në një histori dinjiteti, solidariteti dhe ringritjeje.

    “Ka qenë pamundësia për mbijetesë. Krusha shtrihet me një rajon ku janë kultivuar specat gjithmonë. Kemi filluar gjithmonë për ekonominë familjare dhe për fëmijët tanë dhe kemi triumfuar me sukses me produktet tona anëembanë botës” tha Hoti.

    Filmi “Zgjoi” është vlerësuar me çmime të shumta ndërkombëtare dhe mbetet një dëshmi artistike për plagët e hapura të luftës në Kosovë. Përmes historisë së grave të Krushës së Madhe, filmi rikthen në vëmendje dramën e mijëra familjeve që ende presin të mësojnë fatin e të afërmve të zhdukur.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Korçë, banorët e lagjes Muço Qulli kërkojnë përfundimin e asfaltimit të rrugës: Prej 30 vitesh presin zgjidhje

    November 7, 2026

    Miliona dollarë për lobim në Uashington, çfarë kërkon Balkan Energy e Skënder Sulajt në SHBA?

    November 7, 2026

    Universiteti i Korçës, 77% e shpenzimeve për personelin, zero për shkencën! Disa degë mbeten pa studentë

    November 7, 2026

    Ministri Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

    November 7, 2026
    TE FUNDIT

    EKSKLUZIVE

    Qarku Korçë drejt turizmit gjithëvjetor, Prefekti Jole nis konsultimet

    Jo vetëm Bashkitë, do shkrihen edhe Këshillat Bashkiakë: Ja si do zgjidhen këshilltarët, për të përfaqësuar qytetet që mbeten pa bashki

    Himara ngre lart emrin edhe në sport – Vajzat kampione në Kampionatin Kombëtar të Shkollave

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.