Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Jo vetëm Bashkitë, do shkrihen edhe Këshillat Bashkiakë: Ja si do zgjidhen këshilltarët, për të përfaqësuar qytetet që mbeten pa bashki

    October 6, 2026

    Ledjan Zeqollari nxjerr shkrimet e rëndësishme për Linin më 1923

    October 6, 2026

    SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

    October 6, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Jo vetëm Bashkitë, do shkrihen edhe Këshillat Bashkiakë: Ja si do zgjidhen këshilltarët, për të përfaqësuar qytetet që mbeten pa bashki
    Vendi

    Jo vetëm Bashkitë, do shkrihen edhe Këshillat Bashkiakë: Ja si do zgjidhen këshilltarët, për të përfaqësuar qytetet që mbeten pa bashki

    October 6, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Me hartën e re të PS në pranverën e 2027, 46 bashki shkojnë në zgjedhje për kryetar, ndërsa 77 qytete do të kenë të emëruar një nënkryetar bashkie, por nuk do të kenë këshilla.

    Që të mos mbeten të papërfaqësuar, mazhoranca mendon që të kenë përfaqësim me anëtarë në këshillin e bashkisë së madhe. Për këtë duhen të bëhen ndryshime në ligj dhe në Kodin Elektoral.

    Your browser does not support the video tag.

    A2 disponon dokumentin e nismëtarit të reformës territoriale, Arbjan Mazniku, drejtuar Komisionit të Reformës Zgjedhore, se si të garantohet përfaqësimi i komuniteteve dhe territoreve përbërëse në këshillin bashkiak.

    Socialisti propozon modelin e proporcionalitetit të dyfishtë, atë politik, sipas votës së marrë nga një subjekt zgjedhor, dhe territorial, sipas peshës së popullsisë së çdo territori përbërës.

    Modelin e propozuar Mazniku e shpjegon me një shembull në një këshill me 51 mandate dhe tre territore përbërës të një bashkie X. Sipas numrit të popullsisë, ai ndan edhe sa mandate i takojnë çdo territori.

    Më tej argumenton përmes një ilustrimi se si janë ndarë 51 mandatet e këshilltarëve për partitë politike.

    Shpërndarja e dyfishtë është modeli që shpërndan mandatet ndërmjet territoreve, duke respektuar totalin e mandateve të secilit territor dhe totalin e mandateve të secilit subjekt. Nëse partia A në këtë bashki me 51 mandate ka fituar 28 këshilltarë, 20 do t’i takojnë njësisë më të madhe, 5 të dytës dhe 3 njësisë më të vogël.

    Një tjetër pyetje që mbetet është se si do të votojnë qytetarët? Mazniku i propozon Komisionit të Reformës Elektorale që këshilltarët të zgjidhen me votë preferenciale, d.m.th. me lista të hapura.

    Në këtë mënyrë votuesi zgjedh kandidatin e preferuar të atij subjekti për territorin përkatës. Vota përcakton se kush fiton mandatet që subjektit i janë caktuar në territorin përkatës.

    Ky dokument ngarkon Komisionin e Reformës Elektorale që të përcaktojë çfarë do të quhet territor, qytet, ish-bashki, njësia administrative apo një kategori tjetër e përcaktuar në ligj.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

    October 6, 2026

    Prrenjas: Mori para për të ndihmuar personin e dënuar, arrestohet polici

    October 5, 2026

    Reforma territoriale nuk do kryhet? Braçe e Sinaj kundër, plas lufta në PS

    October 5, 2026

    Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Korçës, prindërit kërkojnë përgjigje

    October 5, 2026
    TE FUNDIT

    Jo vetëm Bashkitë, do shkrihen edhe Këshillat Bashkiakë: Ja si do zgjidhen këshilltarët, për të përfaqësuar qytetet që mbeten pa bashki

    October 6, 2026

    Ledjan Zeqollari nxjerr shkrimet e rëndësishme për Linin më 1923

    October 6, 2026

    SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

    October 6, 2026

    Prrenjas: Mori para për të ndihmuar personin e dënuar, arrestohet polici

    October 5, 2026
    EKSKLUZIVE

    Përhapen mbetjet e groposura vite më parë, çarja e digës në fshatin Çërravë ndot tokat bujqësore. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

    Misioni shëndetësor bullgar rikthehet për herë të katërt në Prespë, Vrabevski: Bashkëpunim mes specialistëve shqiptarë dhe bullgarë

    Rrëzohet nga një shkëmb teksa mblidhte bimë medicinale, shpëtohet pas operacionit disaorësh

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.