Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Banorët e lagjes 18 në Korçë kërkojnë ujitje për hapësirat e gjelbra dhe pastrimin e një godine të amortizuar

    August 5, 2026

    Rritet fluksi në Kapshticë dhe Qafë Thanë, mbi 80 mijë udhëtarë kaluan kufirin në katër ditët e para të gushtit

    August 5, 2026

    Aksident i rëndë në Maliq, një i vdekur e një i plagosur

    August 5, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Bilishti hap Akademinë e Arteve Marciale/ Një derë e re për sportin dhe të ardhmen e të rinjve
    Vendi

    Bilishti hap Akademinë e Arteve Marciale/ Një derë e re për sportin dhe të ardhmen e të rinjve

    April 30, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Qyteti i Bilishtit ka tashmë një hapësirë të re sportive në funksion të fëmijëve dhe të rinjve, me inaugurimin zyrtar të Akademisë së Arteve Marciale, një nismë që synon të promovojë sportet luftarake dhe të krijojë më shumë mundësi për aktivizimin e brezit të ri.

    Ceremonia e hapjes u zhvillua në ambientet e Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Andrea Balli”, ku morën pjesë përfaqësues të pushtetit vendor, trajnerë, sportistë dhe qytetarë të shumtë. Aktiviteti u shoqërua me demonstrime të Taekwondo-së dhe ndeshje boksi, duke sjellë emocione dhe atmosferë festive për publikun.

    Your browser does not support the video tag.

    Akademia konsiderohet një mundësi e rëndësishme për të rinjtë e Bilishtit, të cilët deri më tani detyroheshin të udhëtonin drejt qyteteve të tjera për të praktikuar sporte të tilla. Tashmë, ata do të kenë mundësi të stërviten pranë komunitetit të tyre, në kushte më të aksesueshme.

    Trajneri i arteve marciale, Dorian Potka, e cilësoi këtë si një hap të madh për qytetin, duke theksuar se akademia do të mirëpresë fëmijë që nga mosha 4 vjeç e lart në disiplina si Taekwondo dhe boks.

    Mbështetja e Bashkisë Devoll ka qenë vendimtare për realizimin e kësaj nisme, ndërsa kryetari Eduard Duro e konsideroi projektin një investim të drejtpërdrejtë për zhvillimin e sportit dhe për të ardhmen e fëmijëve të bashkisë.

    Edhe përfaqësues të sportit rajonal e vlerësuan këtë bashkëpunim si një model pozitiv, që i hap rrugë jo vetëm zhvillimit sportiv, por edhe edukimit të të rinjve përmes disiplinës, angazhimit dhe jetesës së shëndetshme.

    Me hapjen e Akademisë së Arteve Marciale, Bilishti i shtohet hartës së qyteteve që investojnë tek sporti si një mjet për fuqizimin e rinisë dhe ndërtimin e një të ardhmeje më aktive.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Banorët e lagjes 18 në Korçë kërkojnë ujitje për hapësirat e gjelbra dhe pastrimin e një godine të amortizuar

    August 5, 2026

    Rritet fluksi në Kapshticë dhe Qafë Thanë, mbi 80 mijë udhëtarë kaluan kufirin në katër ditët e para të gushtit

    August 5, 2026

    Aksident i rëndë në Maliq, një i vdekur e një i plagosur

    August 5, 2026

    Zjarr në Maliq- Opar, në njësinë administrative Moglicë të bashkisë Maliq

    August 3, 2026
    TE FUNDIT

    EKSKLUZIVE

    Reagon Rama për ngjarjen tragjike të Maliqit

    KokoFest nis në Korçë, i vetmi festival humori në Shqipëri

    In memorial / Darda Dhimo, adoleshentja që preku zemrat e gjithë Korçës

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.