Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Pranverë shqiptare në Athinën e motit 1900

    May 9, 2026

    Pringles? Një nga mashtrimet më të mëdha që i është shitur njerëzve si “patatina”.

    May 9, 2026

    Drama e grave të Kosovës, filmi ‘Zgjoi’ shfaqet në Pogradec

    May 8, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Tetori Rozë në Devoll – Gratë bashkë në mbështetje të jetës dhe ndërgjegjësimit
    Vendi

    Tetori Rozë në Devoll – Gratë bashkë në mbështetje të jetës dhe ndërgjegjësimit

    October 16, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Drejtoria e Shërbimit dhe Kujdesit Social në Bashkinë Devoll zhvilloi një aktivitet sensibilizues me temën “Gratë bashkë në mbështetje të jetës dhe ndërgjegjësimit”, nën kujdesin e veçantë të kryetarit të bashkisë, z. Eduard Duro.

    Ky aktivitet kishte për qëllim të përcillte mesazhin se përballja me këtë sëmundje kërkon bashkim, mbështetje dhe dashuri mes grave.

    Your browser does not support the video tag.

    Drejtoresha e Shërbimit dhe Kujdesit Social, Zerina Sinani, theksoi se ky është tashmë një aktivitet i kthyer në traditë, që synon jo vetëm simbolikën e ngjyrës rozë, por mbi të gjitha forcimin e ndërgjegjësimit për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe mbështetjes ndaj grave që po përballen me kancerin e gjirit.

    “Ky është një aktivitet që jo vetëm të vishemi rozë, por të bashkohemi për t’i dhënë zë, forcë dhe mbështetje njëra-tjetrës. Sot jemi këtu për të përçuar dashuri, mirësi dhe ndërgjegjësim. Jeta e grave vlen, dhe duhet ta mbrojmë atë çdo ditë,” – u shpreh Sinani.

    Një moment i veçantë dhe emocional i aktivitetit ishte rrëfimi i Eriketa Xhemos, një gruaje që ka fituar betejën me kancerin e gjirit pas një përballjeje të gjatë me sëmundjen.

    Ajo ndau përvojën e saj si shembull frymëzimi për të gjitha gratë, duke theksuar rëndësinë e guximit, diagnostikimit të hershëm dhe solidaritetit.

    “E kam kaluar këtë sëmundje para 16 vitesh dhe jam sot këtu për të thënë se jeta fitohet me guxim. Çdo grua duhet ta kapë në kohë, të ndërgjegjësohet dhe të besojë se nuk është vetëm,” – tha Xhemo.

    Në aktivitet morën pjesë edhe nxënëse të shkollës “Fuat Babani”, të cilat përmes pankartave dhe mesazheve sensibilizuese përcollën frymën e kujdesit dhe mbështetjes ndaj grave.

    Nestila Berberi dhe Ester Çuko, pjesë e kësaj nisme, theksuan rëndësinë e solidaritetit dhe bashkimit:

    “Çdo grua që përballet me këtë sëmundje nuk është vetëm. Lufta e tyre është edhe lufta jonë,” – u shprehën ato.

    Në përmbyllje, pjesëmarrësit u bashkuan në një moment simbolik reflektimi, duke përcjellë mesazhin se jeta e çdo gruaje vlen dhe se dashuria, kujdesi dhe ndërgjegjësimi janë forca që shpëtojnë jetë.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Pranverë shqiptare në Athinën e motit 1900

    May 9, 2026

    Pringles? Një nga mashtrimet më të mëdha që i është shitur njerëzve si “patatina”.

    May 9, 2026

    Drama e grave të Kosovës, filmi ‘Zgjoi’ shfaqet në Pogradec

    May 8, 2026

    30 vite nga tragjedia e nxënësve në Liqenin e Prespës, familjet e 14 viktimave kërkojnë drejtësi: Fëmijët i dërguan atje për fushatën e Berishës

    May 8, 2026
    TE FUNDIT

    Pranverë shqiptare në Athinën e motit 1900

    May 9, 2026

    Pringles? Një nga mashtrimet më të mëdha që i është shitur njerëzve si “patatina”.

    May 9, 2026

    Drama e grave të Kosovës, filmi ‘Zgjoi’ shfaqet në Pogradec

    May 8, 2026

    30 vite nga tragjedia e nxënësve në Liqenin e Prespës, familjet e 14 viktimave kërkojnë drejtësi: Fëmijët i dërguan atje për fushatën e Berishës

    May 8, 2026
    EKSKLUZIVE

    Shuhet nga jeta farmacistja e Maliqit, Dr.Lavdije Gora

    Kontrolle të shtuara në kufi, zbulohen 3 raste kontrabande dhe kalimi të paligjshëm

    Ariu i murrmë kishte rënë në çark në Trebinjë, lirohet me sukses

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.