Skënderbeu fiton 1-0 ndaj Pogradecit në miqësoren e zhvilluar në stadiumin e skuadrës liqenore.
Korçarët kanë marrë një tjetër rezultat pozitiv në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Skuadra e Julian Ahmatajt mposhti Pogradecin me rezultatin 1-0, në një sfidë ku vendosi sulmuesi i afruar gjatë merkatos së verës, Nikola Veliçkovski.
Veliçkovski finalizoi një aksion të rrjedhshëm nga krahu i majtë i sulmit, duke i dhënë avantazhin dhe fitoren Skënderbeut. Të dyja skuadrat krijuan edhe raste të tjera për shënim, por rezultati nuk ndryshoi.
Sfida ishte një test i rëndësishëm për të dy ekipet, me trajnerët Julian Ahmataj dhe Çela që aktivizuan një numër të madh lojtarësh për të vlerësuar gjendjen dhe formën e skuadrave përpara startit të sezonit.
Skënderbeu synon një paraqitje sa më të mirë në Superiore, ndërsa Pogradeci vijon përgatitjet me objektivin për t’u ngjitur në elitën e futbollit shqiptar.


