Sipas informacioneve paraprake, ngjarja erdhi pas një konflikti verbal që dy personat kishin pasur një natë më parë. Debati ka vijuar edhe ditën e sotme, ku gjatë përplasjes njëri prej tyre dyshohet se ka marrë një sëpatë dhe ka goditur tjetrin.
I plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku ka marrë ndihmën mjekësore. Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se ai ka pësuar dëmtime në shpatull dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat nga policia. Grupi hetimor po vijon veprimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.


