Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Zjarr në Maliq- Opar, në njësinë administrative Moglicë të bashkisë Maliq

    August 3, 2026

    Skënderbeu teston mbrojtësin Reild Kurti, 23-vjeçari synon të bindë Ahmatajn

    August 3, 2026

    Skënderbeu pret Kukësin në miqësore, gjashtë futbollistë korçarë në radhët e verilindorëve

    August 3, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » DVP Korçë – Procedime për drogë, baste të paligjshme, aktivitet të paregjistruar dhe dhunë në familje
    Vendi

    DVP Korçë – Procedime për drogë, baste të paligjshme, aktivitet të paregjistruar dhe dhunë në familje

    February 20, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtoria Vendore e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. K., 41 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq, dhe N. L., 21 vjeç, banues në Korçë. Gjatë kontrolleve fizike në fshatin Pendavinj, Maliq dhe në lagjen nr. 18, Korçë, atyre iu gjetën sasi të vogla lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

    Po ashtu, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet për shtetasen D. T., 38 vjeçe, banuese në Korçë, e cila u konstatua në lagjen nr. 8 duke ushtruar aktivitet tregtar (parukeri) pa e regjistruar në organet tatimore.

    Your browser does not support the video tag.

    Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë u referuan materialet për shtetasin R. A., 24 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, pasi në lokalin në përdorim prej tij, gjatë kontrollit të 5 celularëve, u gjetën faqe për baste sportive. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 celularët.

    Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin E. V., 28 vjeç, banues në fshatin Buzaishtë, Pogradec, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, në lagjen nr. 17, Korçë, iu gjetën dhe sekuestruan një mjet prerës (thikë) dhe një sasi e vogël municioni luftarak.

    Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet për veprën penale “Dhuna në familje” ndaj shtetasve R. L., 67 vjeç, V. L., 38 vjeç (babë e bir) dhe Z. L., 34 vjeçe, banues në fshatin Velçan, Pogradec. Sipas hetimeve paraprake, R. L. dhe V. L. dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 34-vjeçares, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Gjithashtu, Z. L. dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrit të saj.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Zjarr në Maliq- Opar, në njësinë administrative Moglicë të bashkisë Maliq

    August 3, 2026

    Nafta shtrenjtohet sërish, qytetarët kërkojnë më shumë kontroll dhe transparencë në treg

    August 3, 2026

    Edmond Spaho për maliqarët; “U shitët për thasë mielli, hipokritë, të pafytyrë”

    August 3, 2026

    Tentoi të vidhte banesën në Goskovë, arrestohet 49-vjeçari që ishte me “Arrest në shtëpi”

    August 3, 2026
    TE FUNDIT

    Zjarr në Maliq- Opar, në njësinë administrative Moglicë të bashkisë Maliq

    August 3, 2026

    Skënderbeu teston mbrojtësin Reild Kurti, 23-vjeçari synon të bindë Ahmatajn

    August 3, 2026

    Skënderbeu pret Kukësin në miqësore, gjashtë futbollistë korçarë në radhët e verilindorëve

    August 3, 2026

    Nafta shtrenjtohet sërish, qytetarët kërkojnë më shumë kontroll dhe transparencë në treg

    August 3, 2026
    EKSKLUZIVE

    Korçë/ E përndoqi për 1 vit rresht një 30-vjeçare, policia arreston përndjekësin 33-vjeçar

    Deklarata e fortë e punonjëses se bashkisë Maliq; “Protestoj edhe sepse kërcënohem”

    Edmond Spaho kundër protestës së të rinjve; “Jeni idiotë”

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.