Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Korça në ritmin e vrapit, mbi 1000 garues në maratonën e qytetit

    September 20, 2026

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

    September 19, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Korça me një muze të ri etnografik, kostumet tradicionale të juglindjes ekspozohen në Pazarin e Vjetër
    Kulture

    Korça me një muze të ri etnografik, kostumet tradicionale të juglindjes ekspozohen në Pazarin e Vjetër

    June 21, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Korça pasurohet me një tjetër hapësirë kushtuar trashëgimisë kulturore, këtë herë me fokus etnografinë dhe kostumografinë tradicionale të juglindjes së vendit. Kostumografja e njohur korçare Lirika Pojani ka sjellë para publikut një koleksion të veçantë kostumesh tradicionale, të ekspozuara në një galeri arti në Pazarin e Vjetër të Korçës.

    Ekspozita përmbledh punime të realizuara ndër vite nga Pojani dhe synon t’u prezantojë vizitorëve historinë, kulturën dhe traditat e zonave të ndryshme të juglindjes shqiptare. E vendosur në një nga pikat më të frekuentuara të qytetit, galeria pritet të vizitohet nga turistë vendas dhe të huaj gjatë gjithë vitit.

    Your browser does not support the video tag.

    Sipas kostumografes, ekspozita është organizuar në tre pavijone të veçanta, të ndara sipas zonave dhe periudhave historike. Ajo nis me kostumet rurale, vijon me veshjet karakteristike të komuniteteve të ndryshme dhe përfundon me kostumet qytetare korçare, që pasqyrojnë traditën dhe elegancën e jetës së dikurshme në qytet.

    Përfaqësuesja e Shoqatës së Artizanëve të Shqipërisë, Jetona Myteveli, vlerësoi punën e Lirika Pojanit, duke theksuar se ajo ka arritur të lidhë artizanatin me turizmin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore përmes një galerie kreative dhe bashkëkohore.

    Ndërkohë, Bashkia e Korçës, në bashkëpunim me artizanët vendas, po punon për zgjerimin e aktiviteteve dhe produkteve artizanale në Pazarin e Vjetër. Synimi është që këto hapësira të bëhen pjesë e pandashme e ofertës turistike të qytetit dhe të kontribuojnë në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kulturor të rajonit.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Ylljet Aliçka shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    September 18, 2026

    Rikthehet në Pogradec Festivali i Monodramës “Albamono”

    September 13, 2026

    Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë mbyll edicionin e 13-të në Korçë

    September 7, 2026

    Nga gjurmët e Rrugës Egnatia te varret monumentale të Selcës së Poshtme dhe letra e kolonelit francez, përse Podradeci po josh turistët

    September 5, 2026
    TE FUNDIT

    Korça në ritmin e vrapit, mbi 1000 garues në maratonën e qytetit

    September 20, 2026

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

    September 19, 2026

    Operacioni “Borders 2” në Korçë, arrestohet 32-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

    September 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    Arrestime në Pogradec, Kolonjë dhe Maliq: Policia e Korçës godet një sërë veprash penale

    Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohen tre familjarë rumunë

    Korça me rënien më të fortë të lindjeve në vend, -16.8% në nëntëmujorin e 2025

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.