Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Alban Skënderaj dhe Luiz Ejlli – Festa e Birrës në Korçë premton spektakël në 20 vjetorin e saj

    July 27, 2026

    “600 mijë euro investim, por pa ujë në çezma” – banorët e Zvezdës dalin sërish në protestë

    July 27, 2026

    Mbi 550 atletë nga 40 vende të botës vrapojnë në Pogradec, Enkelana Marathon konfirmon prestigjin ndërkombëtar

    July 26, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Kulla e Turanit del nga rreziku i shembjes, nisin punimet restauruese
    Vendi

    Kulla e Turanit del nga rreziku i shembjes, nisin punimet restauruese

    June 3, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Një prej monumenteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në juglindje të Shqipërisë, Kulla e Turanit, ka hyrë në një fazë të rëndësishme restaurimi, duke dalë tashmë nga lista e objekteve me rrezik të lartë shembjeje.

    Pas shqetësimeve të ngritura muaj më parë për gjendjen e amortizuar të monumentit, kanë nisur punimet për konsolidimin dhe restaurimin e kullës. Investimi financohet nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe synon fillimisht sigurimin e strukturës së objektit, i cili prej vitesh paraqiste probleme serioze në çati dhe në pjesën e qemerit.

    Your browser does not support the video tag.

    Projekti është hartuar në bashkëpunim me Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë, ndërsa punimet kanë hyrë në fazën e parë të ndërhyrjes. Sipas drejtoreshës së Trashëgimisë Kulturore në Korçë, Amanda Cici, kjo fazë pritet të zgjasë rreth katër muaj dhe do ta nxjerrë përfundimisht objektin nga rreziku. Më pas do të nisë faza e dytë, e cila parashikon restaurimin e elementëve arkitektonikë dhe rikthimin e vlerave të plota historike e estetike të monumentit.

    Pas përfundimit të investimit, Kulla e Turanit do të bëhet e aksesueshme për vizitorët dhe turistët, duke u kthyer në një tjetër destinacion të rëndësishëm të turizmit kulturor në qarkun e Korçës.

    E ndërtuar në shekullin XIX, Kulla e Turanit mbetet e vetmja kullë fushore e ruajtur në juglindje të vendit dhe konsiderohet një monument me vlera të veçanta historike, arkitekturore dhe identitare për zonën. Restaurimi i saj pritet të kontribuojë jo vetëm në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, por edhe në pasurimin e ofertës turistike të rajonit.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Alban Skënderaj dhe Luiz Ejlli – Festa e Birrës në Korçë premton spektakël në 20 vjetorin e saj

    July 27, 2026

    “600 mijë euro investim, por pa ujë në çezma” – banorët e Zvezdës dalin sërish në protestë

    July 27, 2026

    Mbi 550 atletë nga 40 vende të botës vrapojnë në Pogradec, Enkelana Marathon konfirmon prestigjin ndërkombëtar

    July 26, 2026

    Kishte pikasur defektin dje dhe u kthye për ta rregulluar, detaje nga vdekja e elektricistit në Pogradec

    July 26, 2026
    TE FUNDIT

    EKSKLUZIVE

    Gruaja rreh burrin në Korçë, reagon policia

    740 mijë euro për rikonstruksionin e shkollës Sotir Gura, tenderin e fiton GLAVENICA

    Koncert a cappella në Korçë, Trimor Dhomi magjeps artdashësit për të katërtin vit radhazi

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.