Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Debati për terapinë hormonale të transgjinorëve, Mitropoliti i Korçës: Prindërit të mbrojnë fëmijët dhe vlerat familjare

    June 1, 2026

    Gogu nga Pojska: Amnistia me fytyrë njerëzore, rikthehet mbikëqyrja elektronike

    June 1, 2026

    Shkruan Ledian Cikalleshi – Kush e prishi Myftininë e Korçës?

    June 1, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Shkruan Ledian Cikalleshi – Kush e prishi Myftininë e Korçës?
    Vendi

    Shkruan Ledian Cikalleshi – Kush e prishi Myftininë e Korçës?

    June 1, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    KUSH E PRISHI MEDRESENË (MYFTININË) E VJETËR NË KORÇË?

    Do ishte gjysma e se keqes, kur dikush qe ben moralistin ne rrjete sociale, te kishte qene nje figure e paster, të paktën per gjerat te cilat akuzon. Ka disa dite qe disa bilbilë apo sorra kalojne degë më degë, e hu me hu, duke u perpjekur ta bejne, here si ceshtje personale dhe here si shqetesim per ceshtje parimore, perpjekjet e tyre te vazhdueshme per qellimin final, kapjen Myftinise Korce. Eshte per te ardhur keq për standartet morale, të atyre që bëjnë moralistin, ndërkohë që i kanë shkelur me të dyja këmbët.

    Your browser does not support the video tag.

    Ajo qe Korca dhe besimtaret e saj po vuan prej te pakten 12 vitesh eshte pikerisht zullumi qe keta individe i kane bere dhe po i bëjnë xhematit dhe Myftinise Korçë. Cdo imam, Myfti dhe xhematli qe nuk i bindet ketyre individeve, ka pothuajse te njejtin trajtim. Shpallet armik, here armik i tyre dhe here marin kopetenca qe te shpallin edhe “armik te Allahut”. Nëse e keni vënë re, jane po ata 1-2 veta si strumbullari i ketyre situatave dhe nëse njëri prej tyre akuzohet nga dikush, tjetri reagon menjëherë. Metoda e njërit është të përdori termat mashtrues-hajdut-zullumqar, ndërsa tjetri munafik-zullumqar. Nuk mungojnë as kërcënime, mallkime, akuza, manipulime fjalësh etj. Këto ditë janë hedhur në sulm, me soj e sorollop dhe po perpiqen me statuse në fb, ti mbushin mendjen milletit se myftiu eshte mashtrues, zullumqar dhe munafik. Janë bërë si akuzat e politikanëve droga, krimi, mafia.

    Kisha zgjedhur që këto dite të mos reagoj në rrjete sociale, nisur nga keshilla e disa miqte nga Korça dhe qytete te tjera. Nese duhet te shkruash dicka per këta tipa, sdi ku ta kapesh me pare për zullumin dhe shkeljet e tyre. Ne aspektin fetar, njerezor apo ne marredhenien me insititucionin? Sot po e filloj me nje nga akuzat e fresketa qe me drejtohen mua, se kinse Myftiu i Korces paska shitur Medresene dhe rrezikohen shitje edhe te pronave te tjera. Kur thashe me lart, te kishte qene dikush tjeter i paster qe ben akuzen do bente pak sens, per kete rast e kam fjalen. Kjo pasi ne historikun e akuzuesit, rendon dicka e madhe dhe ajo eshte prishja e Medresese apo Myftinise 517-vjeçare, një prej ndërtesave themeluese të Korcës. Ky person qe ben moralistin, e prishi naten per gjithe naten, duke fshire nga lista e monumenteve dhe historise se Islamit ne Korce, kete godine historike. Ndoshta nuk ishte vetem faji i tij qe u prish, ai ishte bashkefajtor ne kete pjese, por ruspa qe e prishi u dergua prej tij. Por edhe per godinen e re te Medresese se Korces, qe sot po ben sikur i digjet xhani, ka kontribut jo te paket qe aty te mos shkonin myslimanet e Korces per tu shkolluar, duke bere thirrje që të mos i dërgonin fëmijët në atë shkollë, apo ti hiqnin nëse i kishin aty, kudo që i shkonte fjala, jo vetem ai, por dhe shume veta te rrethit të tij. Madje u gezuan kur Medreseja u mbyll, kur në fund ra numri i nxenesve. Aty u mbyll medreseja e cila edukonte brezat me besim dhe shkence, ndersa këta sot bëjnë sikur qajnë godinën. Lot krodili apo çfarë?

    Megjithëse, kjo ka disa vite që ka ndodhur, si ka mundësi që u kujtua sot? Në fakt, kjo i ngjan historisë së dikujt që donte të rrihte dikë dhe si shkak për sherr i kujton një ngjarje që kishte si protagonist katragjyshin e këtij të fundit. “A e kishte bërë katragjyshi jot kështu e kështu”, e pyet? Po i thotë ky, po unë ç’hyj në këtë pjesë se ka vite? “Po pra, por unë sot e mora vesh”, dhe tenton ta rrahë. Kthehemi te rasti jonë, akuzuesit do ta kishte të lehtë ti merte këto informacione nëse thjesht do më pyesnin, por ata kanë zgjedhur ti shkëpusin marrëdhëniet. Megjithëse ne jua kemi shpjeguar imamëve nëpër mbledhje, me sa duket ose dikush se ka bere “detyren” ta informoje ose iu ka vajtur lajmi, por ata nuk janë të interesuar per ndonje shpjegim. Ndoshta i pandehin njerëzit frikacakë kur nxjerrin statuse “për ti rrahur” dhe mendojnë se do frikësohen. Kam 10 vite që këtë avaz kam me këto gjëra në Korçë, as jam blerë dhe as jam frikësuar.

    Në respekt te besimtareve te cilet kerkojne nje pergjigje ndaj kesaj akuze, do ti pergjigjem me seriozitet. Medreseja e Korces, kur u ndertua si kompleks, pati edhe xhamine e cila u ndertua edhe si pjese e fuksionit te godines se shkolles, por edhe sepse aty kishte qene xhamia “e re”, e cila u prish kur u ndertua Medreseja. Ish-myftiu shprehej se toka ishte dhene me koncension per 25-30 vite, por nje kontrate te tille nuk ekziston. Ne kemi kerkuar, por pervec fjales se tij nuk ka pasur asnje dokument te tille. Ndertesa ka qene 100% ne emer te fondacionit dhe me asnje shenim ne hipoteke per kete pjese. Po te ishte dicka e tille, do kishte shume e lehte qe ta lihej ne pritje edhe per disa vite dhe ne fund ti kalonte KMSH-së totalisht.

    Medreseja e Korces, gjate kohes qe ishte funksionale kujdesej per xhamine, si me imamin, pagesen e tij, por edhe me pastrimin apo mirembajtjen. Pasi Medreseja mbylli aktivitetin e saj, njoftoi se imamin nuk e paguante dot, si dhe nuk kishte mundesi te kujdesej më per xhamine. Ishte pikerisht kjo kohe kur ne i percollem verbalisht dhe me shkrim Kryesise se KMSH-se, problematiken e xhamine, pas mbylljes se aktivitetit te Medresese. Kryesia mori persiper zgjidhjen e problemit te pageses se imamit dhe neve na delegoi shpenzimet per mirembajtjen e saj. Normalisht, keto shkresa nxiten edhe pjesen tjeter të diskutimit per fatin e godines. Dikur shoqatat arabe qe kane pasur aktivitet fetar ne vendin tone, Allahu jua shperblefte, lane nje standart te mire për godinat qe ndertuan, duke ja lene pa kushte KMSH-se pasi mbyllen aktivitetin e tyre. Por, me fondacionin qe ndertoi Medresene e Korces, nuk ndodhi keshtu dhe ata nuk pranuan ta vazhdonin kete standart, por kerkonin nje kompensim monetar per kedo qe do e merte. Do ishte mire qe KMSH-ja ta kishte paguar dhe ta merte, por nuk ishin mundesite financiare.

    Gjithsesi, në pjesën tjeter të procedurave nuk na kanë përfshirë, qoftë në vendimarrje apo në negociata. Kur jemi njoftuar per shitjen e saj, ne kemi kerkuar sipas fetvase per menaxhimin e vakfeve, qe “kur nje vakëf nuk është më efiçent ajo mund zëvendësohet me një tjeter vakef akujvalent ose me te mire”, dhe Myftinia te perfitonte prej atyre te ardhurave. Elhamdulilah, Kryesia na i plotesoi keto kerkesa dhe me parate e tokes (aq sa i takonin KMSH-së), duke ju shtuar edhe ca te tjera bleu nje prone ne Tirane, (e cila është dhënë me qira dhe sjell të ardhura të mira) si dhe Myftinia mer si mbeshtetje mujore per rrogat e imameve nga ato te ardhura. I gjithe procesi eshte bere transparent edhe ne Keshillin e Pergjithshem, imamet jane informuar dhe kane perfituar prej kesaj me vendosje page ose shtim te saj.

    Gjate gjithe ketyre viteve, ne detyren time jam munduar ti shtoj, ti ruaj dhe tua shtojme vleren vakfeve. Nëse ne keto 10 vite nuk ka ndodhur vetem se e kunderta e asaj qe dikush pretendon, kur do të ndodhi vallë? Duhet të gjejnë diçka tjetër të plotësojnë mozaikun e zullumqarit, kostum që ju shkon përshtat këtyre akuzuesve.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Debati për terapinë hormonale të transgjinorëve, Mitropoliti i Korçës: Prindërit të mbrojnë fëmijët dhe vlerat familjare

    June 1, 2026

    Gogu nga Pojska: Amnistia me fytyrë njerëzore, rikthehet mbikëqyrja elektronike

    June 1, 2026

    Nis restaurimi i Kullës së Turanit

    May 31, 2026

    Peshkëpia drejt shuarjes, nga 800 banorë kanë mbetur vetëm 30

    May 31, 2026
    TE FUNDIT

    Debati për terapinë hormonale të transgjinorëve, Mitropoliti i Korçës: Prindërit të mbrojnë fëmijët dhe vlerat familjare

    June 1, 2026

    Gogu nga Pojska: Amnistia me fytyrë njerëzore, rikthehet mbikëqyrja elektronike

    June 1, 2026

    Shkruan Ledian Cikalleshi – Kush e prishi Myftininë e Korçës?

    June 1, 2026

    Nis restaurimi i Kullës së Turanit

    May 31, 2026
    EKSKLUZIVE

    Zbulohen fragmente kockore të dyshuara njerëzore në Shpellën e Kopiles në Leskovik

    Emrat – Dalin pamjet e arrestimit të dy korçarëve që u kapën me drogë

    Hetim për ‘Shpërdorim detyre’ në Spitalin Rajonal Korçë për shërbimin e ushqimit të pacientëve

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.