Kategoria e Parë do të vulosë sezonin e rregullt të dielën e ardhshme, kur skuadrat do të kthehen në fushë për javën e 33-të dhe të fundit të tij.

Në lojë është titulli kampion, që do të vendoset nga përballja direkte në Korçë mes Skënderbeut dhe Laçit, ku vendasit kanë avantazhin e një pike.
Ka ende luftë për një vend në zonën play-off, me përballje të cilat kombinojnë ekipet që janë në garë për vendin e 6-të, me ekipet që luajnë për mbijetesën dhe u duhet të mësojnë fatin e tyre në javën e fundit.
JAVA 33
03.05.2026, ora 15:00
Korabi – Iliria
Kukësi – Besa
Skënderbeu – Laçi
Lushnja – Kastrioti
Apolonia – Burreli
Luftëtari – Pogradeci


