Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Baçallëku, bujqësia humbet shpresën, fermerët përballen me mungesën e ujit dhe tregut

    November 2, 2026

    Skënderbeu dhe Vllaznia ndajnë pikët në Korçë, barazim 1-1 mes rasteve të shumta dhe pretendimeve për penallti

    November 2, 2026

    Kapet në Greqi 26-vjeçari nga Korça, dyshohet se vrau me thikë shqiptarin në Selanik në vitin 2020

    November 1, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Skënderbeu në prag feste, por Kastrioti Krujë si “fantazma” që e ndjek Korçarët e kanë vetë në dorë elitën, pa pasur nevojë për dhurata
    Sport

    Skënderbeu në prag feste, por Kastrioti Krujë si “fantazma” që e ndjek Korçarët e kanë vetë në dorë elitën, pa pasur nevojë për dhurata

    April 18, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Skënderbeu ndodhet shumë pranë realizimit të objektivit madhor të sezonit, pasi në përballjen e së dielës ndaj Kastriotit mund të vulosë matematikisht ngjitjen në Kategorinë Superiore. Gjithsesi, kjo arritje lidhet edhe me rezultatin e sfidës tjetër direkte Laçi–Pogradeci, e cila mund të ndikojë në përllogaritjet finale të renditjes. Përballë korçarëve do të jetë një kundërshtar aspak komod.

    Kastrioti ka treguar gjatë këtij sezoni se di t’i hapë probleme skuadrës së drejtuar nga Ernest Gjoka. Në fazën e parë, krutanët ishin pikërisht ekipi që i shkaktoi humbjen e parë Skënderbeut, në një ndeshje dramatike të përfunduar 3-2 në Fushë-Krujë. Një sinjal i qartë se kjo sfidë nuk duhet marrë lehtë. Megjithatë, panorama ndryshon ndjeshëm kur ndeshjet luhen në Korçë. Në fazën e dytë, bardhekuqtë triumfuan 2-1 falë golave të Gjinishit dhe Beshirajt, ndërsa Kastrioti vetëm sa ngushtoi shifrat në shtesë me Xhixhon. Kjo tregon forcën e Skënderbeut në shtëpi, ku shpeshherë ka diktuar ritmin dhe rezultatin.

    Your browser does not support the video tag.

    Statistikat flasin qartë

    Historiku i përballjeve mes dy skuadrave në Korçë është mjaft domethënës. Në 25 vitet e fundit, asnjë ndeshje mes Skënderbeut dhe Kastriotit e luajtur në këtë qytet nuk ka përfunduar në barazim. Bilanci është i prerë, ose fitojnë korçarët, ose surprizojnë krutanët. Në 10 sfidat e fundit në stadiumin “Skënderbeu”, vendasit kanë regjistruar 8 fitore, shpesh edhe me rezultate bindëse, ndërsa Kastrioti ka arritur vetëm 2 suksese. Një dominim i qartë që i jep besim ekipit të Gjokës për sfidën e radhës. Edhe këtë herë, një barazim duket pak i mundshëm. Skënderbeu ka motivimin maksimal, pasi një fitore mund të përkthehet në rikthim në elitë.

    Përveç formës së mirë dhe mbështetjes së tifozëve, trajneri Gjoka pret shumë nga reparti ofensiv, me synimin që ndeshja të zgjidhet sa më herët dhe të shmangen dramat e minutave të fundit, që kanë shoqëruar disa prej fitoreve të fundit. Nga ana tjetër, edhe Kastrioti vjen me presionin e vet, pasi pozicionimi në zonën “play off” nuk është ende i sigurt. Kjo e bën sfidën edhe më të fortë dhe më të luftuar. Në përfundim, statistikat, forma dhe motivimi janë në anën e Skënderbeut, por futbolli ka treguar shpesh se surprizat nuk mungojnë. Korçarët duhet të japin maksimumin për të mos e lënë fatin e sezonit në dorë të llogarive apo rezultateve të rivalëve. Një hap i fundit, por që kërkon përqendrim maksimal për t’u kthyer aty ku e ndjejnë veten më mirë, në Superiore.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Skënderbeu dhe Vllaznia ndajnë pikët në Korçë, barazim 1-1 mes rasteve të shumta dhe pretendimeve për penallti

    November 2, 2026

    Skënderbeu-Vllaznia, sfidë e paparashikueshme, pesë përballjet e fundit mes ekipeve në ekuilibër të plotë

    November 1, 2026

    Skënderbeu dhe Laçi ndajnë pikët në Korçë, sfida mbyllet në barazim 1-1

    October 29, 2026

    Skënderbeu mposht Partizanin në transfertë, Ahmataj: Mund të shënonim më përpara

    October 24, 2026
    TE FUNDIT

    Baçallëku, bujqësia humbet shpresën, fermerët përballen me mungesën e ujit dhe tregut

    November 2, 2026

    Skënderbeu dhe Vllaznia ndajnë pikët në Korçë, barazim 1-1 mes rasteve të shumta dhe pretendimeve për penallti

    November 2, 2026

    Kapet në Greqi 26-vjeçari nga Korça, dyshohet se vrau me thikë shqiptarin në Selanik në vitin 2020

    November 1, 2026

    Selenica, tokë e pasur, njerëz të varfër – Njerëzit e Fshatit

    November 1, 2026
    EKSKLUZIVE

    Dyshime për vatër të Murtajës së Ruminantëve të Vegjël në Ersekë

    DVP Korçë: Procedime penale, arrestime dhe sekuestrime armësh e narkotikësh

    Devoll/1 jetë pa ujë, fshatit Fitore i zgjidhet problemi

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.