Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Maliq, gruri dhe qepa mbeten pa shitur, fermerët përballen me humbje

    November 3, 2026

    Elton Bualli pritet të arrestohet, krahu i afërt i Veliajt në qendër të dosjes së inceneratorit të Tiranës

    November 3, 2026

    Pamje të rralla! Flamingot rikthehen në Pogradec, qëndrojnë të qetë mbi liqen

    November 3, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Dyshime për vatër të Murtajës së Ruminantëve të Vegjël në Ersekë
    Vendi

    Dyshime për vatër të Murtajës së Ruminantëve të Vegjël në Ersekë

    May 23, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Dyshime për një vatër infeksioni me Murtajën e Ruminantëve të Vegjël janë evidentuar në bashkinë e Ersekës. Sipas drejtorit të përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë, Roland Mecaj, shërbimi veterinar i juglindjes ka marrë mostrat e një tufe bagëtish të dyshuara si të infektuara, të cilat janë dërguar për analiza laboratorike.

    Sipas analizave të para, tufa rezulton e infektuar me murtajë, ndërsa pritet konfirmimi përfundimtar nga analizat e dyta laboratorike.

    Your browser does not support the video tag.

    “Ky vit është specifik pasi kemi tufa që nuk shfaqin shenja klinike, por e mbartin infeksionin. Sipas analizave laboratorike fillestare kemi një konfirmim për një vatër në qarkun e Korçës, ndërsa presim analizat përfundimtare. Nëse do të kemi konfirmim, do të merren masat e nevojshme”, u shpreh Mecaj.

    Nga ana tjetër, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë ka bërë me dije se të gjithë blegtorët që vitin e kaluar humbën tufat për shkak të Murtajës së Ruminantëve të Vegjël do të dëmshpërblehen nga shteti.

    “Janë dëmtuar rreth 2200 krerë të imta dhe e gjithë vlera do të dëmshpërblehet nga buxheti i shtetit. Procesi i kalimit të vlerave financiare është në vijim”, deklaroi drejtori i AKV-së.

    Vitin e kaluar, në juglindje u raportuan me qindra krerë të imta të ngordhura për shkak të këtij infeksioni. Ndërkohë, me urdhër të Ministrisë së Bujqësisë është ndaluar së fundmi shtegtimi i bagëtive nga vendet fqinje, përfshirë edhe Greqinë.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Maliq, gruri dhe qepa mbeten pa shitur, fermerët përballen me humbje

    November 3, 2026

    Elton Bualli pritet të arrestohet, krahu i afërt i Veliajt në qendër të dosjes së inceneratorit të Tiranës

    November 3, 2026

    Pamje të rralla! Flamingot rikthehen në Pogradec, qëndrojnë të qetë mbi liqen

    November 3, 2026

    Intervista: Avni Ponari i SIGAL shpjegon në detaje produktin AUTOSOS

    November 3, 2026
    TE FUNDIT

    EKSKLUZIVE

    Max Mavrud, kantina që po ringjall traditën e verës në Leskovik

    Tragjike në Francë, burri vret gruan e më pas veten. Çifti nga Korça!

    Dëbora e parë në Korçë erdhi, ja fshatrat e mbuluar

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.