Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Banorët e lagjes 18 në Korçë kërkojnë ujitje për hapësirat e gjelbra dhe pastrimin e një godine të amortizuar

    August 5, 2026

    Rritet fluksi në Kapshticë dhe Qafë Thanë, mbi 80 mijë udhëtarë kaluan kufirin në katër ditët e para të gushtit

    August 5, 2026

    Aksident i rëndë në Maliq, një i vdekur e një i plagosur

    August 5, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Toni Gogu nga Korça: Zhvillimi kërkon drejtësi funksionale çdo ditë
    Vendi

    Toni Gogu nga Korça: Zhvillimi kërkon drejtësi funksionale çdo ditë

    April 18, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi një seri takimesh në Korçë në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”, ku në qendër të diskutimeve ishte lidhja mes zhvillimit ekonomik dhe funksionimit të sistemit të drejtësisë.

    Gogu u shoqërua nga Niko Peleshi, drejtues politik i qarkut dhe Kryetar i Kuvendit, Sotiraq Filo, kryetar i Bashkisë Korçë, Florinda Zegullaj, si dhe Petrika Tollkuçi.

    Your browser does not support the video tag.

    Gjatë takimeve me operatorë turistikë, përfaqësues të komunitetit dhe profesionistë të lirë, ministri theksoi se zhvillimet pozitive si rritja e turizmit, promovimi i trashëgimisë kulturore dhe rikthimi i diasporës janë tregues të qartë të progresit, por kërkojnë mbështetje të fortë nga një sistem drejtësie funksional.

    “Sot pamë dy realitete paralelisht: një zhvillim real nga njëra anë dhe problematika konkrete që lidhen me drejtësinë e përditshme nga ana tjetër,” u shpreh ai.

    Sipas tij, sfidat kryesore mbeten zvarritjet në proceset gjyqësore, vështirësitë në ekzekutimin e vendimeve dhe aksesi i qytetarëve në drejtësi.

    Në takimin me përfaqësues të komunitetit ligjor, u ngritën shqetësime edhe për efektet e hartës së re gjyqësore, veçanërisht lidhur me aksesin e qytetarëve dhe kohëzgjatjen e proceseve.

    “Qytetarët nuk kërkojnë teori. Ata kërkojnë që çështjet të mos zvarriten, vendimet të zbatohen dhe drejtësia të jetë e aksesueshme për të gjithë,” theksoi ministri.

    Gogu nënvizoi se fokusi i punës në vijim do të jetë përmirësimi i funksionimit praktik të sistemit të drejtësisë, përtej kuadrit ligjor ekzistues.

    “Besimi tek shteti nuk ndërtohet me fjalë, por me drejtësi që funksionon çdo ditë,” përfundoi ai.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Banorët e lagjes 18 në Korçë kërkojnë ujitje për hapësirat e gjelbra dhe pastrimin e një godine të amortizuar

    August 5, 2026

    Rritet fluksi në Kapshticë dhe Qafë Thanë, mbi 80 mijë udhëtarë kaluan kufirin në katër ditët e para të gushtit

    August 5, 2026

    Aksident i rëndë në Maliq, një i vdekur e një i plagosur

    August 5, 2026

    Zjarr në Maliq- Opar, në njësinë administrative Moglicë të bashkisë Maliq

    August 3, 2026
    TE FUNDIT

    EKSKLUZIVE

    “Kushnerit duhet t’i shtroni tapetin e kuq” – Qytetarja nxjerr deklaratën e Agron Shehajt për Zvërnecin, sot është kundër!

    E rëndë në Korçë/Mbesa dhunon gjyshin

    Kapshnicë – 3 shtetas në pranga e procedim, për trafik droge, dokumente të falsifikuara dhe kontrabandë cigareje

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.