Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur/ Delina Ibrahimaj fluturon në Indonezi për marrëveshje punonjësish

    June 17, 2026

    Guroret e Pashkasheshit, mes fitimit ekonomik dhe pikëpyetjeve për mjedisin

    June 17, 2026

    Fermerët e Maliqit: Dëmshpërblimet e përmbytjeve ende nuk janë dhënë

    June 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Rriten investimet në turizëm, rikthehet nga emigracioni për të hapur hotelin e tij në Korçë
    Vendi

    Rriten investimet në turizëm, rikthehet nga emigracioni për të hapur hotelin e tij në Korçë

    March 14, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Prej disa vitesh, qyteti i Korçës është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara turistike në Shqipëri, duke nxitur edhe rritjen e investimeve në sektorin e hotelerisë dhe bujtinave. Interesi për këtë sektor nuk ka ardhur vetëm nga biznesmenë vendas, por edhe nga korçarë që kanë vendosur të rikthehen nga emigracioni. Një prej tyre është Apostol Kosturi, i cili, pas rreth 18 vitesh emigracion në Itali, është rikthyer në Korçë për të ndërtuar biznesin e tij. Ai ka studiuar në Itali për menaxhim hotelerie dhe përvoja e fituar atje e ka ndihmuar të konkretizojë dëshirën për të investuar në vendlindje.

    Pasioni i tij nuk ishte thjesht ndërtimi i një biznesi të ri, por rikthimi në jetë i një banese të vjetër karakteristike korçare. Së bashku me familjen, Kosturi ka blerë dhe restauruar shtëpinë e ish-priftit të njohur Josif Qirici, mik i Fan Nolit, një banesë me vlera historike dhe arkitekturore për qytetin. Shtëpia, e ndërtuar në vitin 1921, është rikthyer tashmë në një hapësirë mikpritëse për turistët që vizitojnë Korçën.

    Your browser does not support the video tag.

    Edhe pse pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Itali, lidhja me qytetin e lindjes mbeti e fortë për Kosturin. Rikthimi në Korçë dhe realizimi i investimit në një shtëpi tradicionale ishte për të një mënyrë për të përmbushur një ëndërr të hershme.

    Gjatë viteve të fundit janë shtuar rastet e emigrantëve korçarë që janë rikthyer për të investuar në qytet, veçanërisht në sektorin e hotelerisë, turizmit dhe shërbimeve.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur/ Delina Ibrahimaj fluturon në Indonezi për marrëveshje punonjësish

    June 17, 2026

    Guroret e Pashkasheshit, mes fitimit ekonomik dhe pikëpyetjeve për mjedisin

    June 17, 2026

    Fermerët e Maliqit: Dëmshpërblimet e përmbytjeve ende nuk janë dhënë

    June 16, 2026

    Përfundon në Korçë edicioni i katërt i “Gjon Mili Video Art Festival”

    June 16, 2026
    TE FUNDIT

    EKSKLUZIVE

    Flet Landi Gura, burri që shpëtoi dje 13 vjeçaren nga vetëvrasja

    Klubi i Futbollit Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi.

    E vërteta e prishjes së ndërtimit në Dardhë nga familja Deli

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.