Delvina ka fituar transfertën e Devollit në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në grupin B në Kategorinë e Dytë.
Miqtë triumfuan me rezultatin 3-2 ndërsa goli i parë erdhi nga Koshie në minutën e 30-të. Në të 4-ën Kapllani riktheu baraspeshën duke e mbyllur kështu pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, Pere gaboi nga pika e bardhë e penalltisë dhe Kapllani përmbysi sfidën. Ishte Delvina ajo që barazoi shifrat në të 68-ën me Angulo.
Pas 10 minutash vendasit ngelën me 10 lojtarë pas Pere mori kartonin e dytë të verdhë duke dalë nga fusha me të kuq. Kjo i bëri gjërat më të lehta për miqtë të cilët realizuan golin e fitores me Angulon në të 82-ën. Kështu Delvina merr një ftore shumë të rëndësishme.




