Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Niko Peleshi: Reforma territoriale duhet të jetë bipartizane dhe të çlirojë potencialet ekonomike të bashkive

    March 29, 2026

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Prishi xhaminë dhe kishën në vitin 1967, i moshuari nga Ravoniku rrëfen pendesën: “Është pengu i jetës sime, xhamia duhet të rindërtohet”
    Vendi

    Prishi xhaminë dhe kishën në vitin 1967, i moshuari nga Ravoniku rrëfen pendesën: “Është pengu i jetës sime, xhamia duhet të rindërtohet”

    January 13, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Rini Topçiu, banor i fshatit Ravonik, ka rrëfyer publikisht një nga episodet më të errëta të historisë së fshatit, kur në vitin 1967 ai drejtoi bashkëfshatarët e tij në prishjen e xhamisë dhe kishës, në zbatim të urdhrit të regjimit komunist për mbylljen e objekteve të kultit.

    Sipas tij, urdhri ishte i prerë që rinia e fshatit të merrte pjesë në shkatërrimin e objekteve fetare, dhe ai ishte i pari që e zbatoi këtë vendim.

    Your browser does not support the video tag.

    “Me urdhër të Enver Hoxhës u tha të prisheshin xhamia dhe kisha. Mblodha rreth 10 veta dhe në mëngjes filluam prishjen e xhamisë. Hyra i pari dhe shemba minarenë. Më pas shkuam në kishë dhe e prishëm të gjithën”, tregon i moshuari.

    Sot, pas dekadash, Rini Topçiu shprehet i penduar për atë që ka bërë dhe thotë se shkatërrimi i xhamisë ka mbetur një peng i madh në jetën e tij. Ai kërkon që xhamia e fshatit të rindërtohet, në mënyrë që komuniteti të ketë sërish një vend për të kryer ritet fetare.

    “Kam shkruar letra te Sali Berisha, te Edi Rama, te kryetari i qarkut. Kisha u ndërtua, por xhamia jo. Fshati më thotë ‘ti e prishe, ti duhet ta ndërtosh’. Është një peng që e mbaj ende”, shprehet ai.

    Nga ana tjetër, kryeplaku i fshatit Ravonik, Arjan Farasholli, thotë se kërkesa për ndërtimin e xhamisë është e përbashkët për gjithë komunitetin, por problematika kryesore mbetet gjetja e një trualli të përshtatshëm.

    “Në vendin ku ka qenë më parë xhamia, pronat janë blerë dhe ka probleme pronësie. Duhet gjetur një zgjidhje e arsyeshme dhe një vend i përshtatshëm për ndërtimin e saj”, shprehet ai.

    Pjesa dërrmuese e banorëve të fshatit Ravonik i përkasin besimit mysliman dhe prej vitesh kërkojnë ndërtimin e një xhamie, për të pasur mundësinë e ushtrimit të riteve dhe praktikave fetare.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Niko Peleshi: Reforma territoriale duhet të jetë bipartizane dhe të çlirojë potencialet ekonomike të bashkive

    March 29, 2026

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026
    TE FUNDIT

    Niko Peleshi: Reforma territoriale duhet të jetë bipartizane dhe të çlirojë potencialet ekonomike të bashkive

    March 29, 2026

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026
    EKSKLUZIVE

    SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministrit

    KokoFest nis në Korçë, i vetmi festival humori në Shqipëri

    Vervrasja në Maliq/ Mësues, vuante nga depresioni

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.