Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Reagon policia për ngjarjen e rëndë në Pogradec

    June 27, 2026

    “Mbroni Lumin Curraj”, Unioni i Currajt të Epërm apel institucioneve: Ndërpriteni menjëherë ndërhyrjen

    June 27, 2026

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Përditësim mbi situatën në qarkun Korçë: rrëshqitje dherash, rrugë të bllokuara dhe probleme me energjinë elektrike
    Vendi

    Përditësim mbi situatën në qarkun Korçë: rrëshqitje dherash, rrugë të bllokuara dhe probleme me energjinë elektrike

    January 12, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Strukturat e emergjencave civile vijojnë monitorimin e situatës në qarkun Korçë, pas reshjeve dhe kushteve të pafavorshme të motit, ndërsa problematikat kryesore lidhen me rrëshqitjet e dherave, bllokimin e disa akseve rrugore dhe ndërprerje të pjesshme të energjisë elektrike në zona rurale.

    Bashkia Pogradec

    Your browser does not support the video tag.

    Problem kryesor mbeten rrëshqitjet e dherave. Gjatë ditës së djeshme, rastet janë inspektuar nga inxhinierët e Shërbimit Gjeologjik në zonat ku janë evakuuar familje, konkretisht në fshatrat Cërravë dhe Dardhas, si dhe në zonën e rezervuarit të Stropckës. Priten raportet teknike për të përcaktuar ndërhyrjet e nevojshme në vijim.

    Njësia Administrative Trebinjë

    Vijon të jetë e bllokuar rruga e Dunicës. Gjatë ditës së sotme pritet një inspektim nga specialistët e Shërbimit Gjeologjik, pasi rrëshqitja është e përmasave të mëdha.

    Gjithashtu, rruga e fshatit Malinë është jofunksionale. Një mjet është siguruar nga bashkia, por ndërhyrja aktualisht është e pamundur për shkak të kushteve të motit.

    Njësia Administrative Proptisht

    Rruga Zall–Torra vijon të jetë e bllokuar.

    Është riaktivizuar një rrëshqitje e ndodhur rreth 8 vite më parë në fshatin Verrri.

    Lumenjtë paraqiten me prurje normale dhe nuk raportohen problematika.

    Nga bashkitë e tjera të qarkut nuk raportohen problematika të reja. Vijon puna për neutralizimin e plotë të situatave të krijuara më herët, ndërsa monitorimi nga strukturat përkatëse është i vazhdueshëm.

    ARRSH – Rajoni Qendër–Lindje

    Sa i përket akseve rrugore, situata paraqitet si më poshtë:

    • Boboshticë–Dardhë dhe Lapidar Podgorie–Podgorie–Liqenas: gjatë natës ka pasur reshje bore; po punohet për pastrimin dhe kriposjen.
    • Ersekë–Leskovik: pa reshje bore gjatë natës; rruga është e hapur dhe e kriposur.
    • Maliq–Kufi Gramsh: reshje bore në orët e para të ditës; po kryhet pastrimi dhe kriposja. Problem mbeten aluvionet me baltë nga skarpatat, kryesisht në zonën e Lozhanit.
    • Korçë–Ersekë (k.3), Zemblak–Goricë, Bilisht–Miras: pa reshje bore gjatë natës; është kryer kriposja dhe nuk ka probleme në qarkullim.
    • Libonik–Rëmbec–Plasë dhe Korçë–Voskopojë: reshje bore me intensitet mesatar, ndërsa nga km 1–19 reshje të lehta; është kryer pastrimi dhe kriposja, qarkullimi vijon normal.

    Qarkullimi në të gjitha akset kryhet me goma dimërore.

    OSSHEE – Rajoni Korçë

    OSSHEE raporton se janë në funksion 6 grupe operative për menaxhimin e problematikave në rrjetin e tensionit të mesëm. Aktualisht pa energji elektrike janë disa zona të izoluara rurale, përfshirë abonentë në Krushovë, Sterkë, Nicë, Osnat, Prenisht, Podgoxhan, Jollë, Tallë, Kaduc, Shijan, Mreshtan, Vreckë, Podë, Radash dhe Shalës, si dhe disa antena në zonën e Podgoxhanit.

    Nga Grupi Operativ Bilisht nuk raportohen problematika. Ekipet janë në gatishmëri për riparimin e defekteve në terren, ndërsa të gjithë fiderët që furnizojnë konsumatorët e rëndësisë së veçantë janë në gjendje pune.

    Hidrovori i Pogradecit vijon punën normalisht

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Reagon policia për ngjarjen e rëndë në Pogradec

    June 27, 2026

    “Mbroni Lumin Curraj”, Unioni i Currajt të Epërm apel institucioneve: Ndërpriteni menjëherë ndërhyrjen

    June 27, 2026

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Maqedonia dhe Shqipëria firmosin marrëveshje për pika të përbashkëta kufitare “One Stop”

    June 27, 2026
    TE FUNDIT

    Reagon policia për ngjarjen e rëndë në Pogradec

    June 27, 2026

    “Mbroni Lumin Curraj”, Unioni i Currajt të Epërm apel institucioneve: Ndërpriteni menjëherë ndërhyrjen

    June 27, 2026

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Maqedonia dhe Shqipëria firmosin marrëveshje për pika të përbashkëta kufitare “One Stop”

    June 27, 2026
    EKSKLUZIVE

    Përurimi i librit “American Dream” në Vatër, një homazh për suksesin shqiptaro-amerikan

    Projekt pilot kundër zjarreve, Devolli bëhet bashkia e parë me teknologji paralajmërimi të hershëm

    Pas Ohrit, Vora e zhvendos fazën në Korçë. Miqesorja e radhës luhet kundër Skënderbeut

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.