Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Arrestime për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe procedime penale në Korçë

    February 11, 2026

    “Absurdi i aktakuzës për katër përfaqësuesit e UÇK”

    February 11, 2026

    Prezantimi i gjetjeve të monitorimit për bashkinë Korçë

    February 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » RTSH: Pse duhet të paguajmë për ta pasur – dhe pse paguajmë shumë pak
    Vendi

    RTSH: Pse duhet të paguajmë për ta pasur – dhe pse paguajmë shumë pak

    January 7, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Në një shkrim paradokohshëm, akademiku Artan Fuga rrëfente një episod domethënës nga përvojat e tij në Radio Televizionin Publik Shqiptar. Sa herë ftohej për intervistë, gazetari priste prej tij dy gjëra: një fjali optimiste për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, mundësisht brenda vitit 2029, dhe ndonjë sulm verbal ndaj Sali Berishës. Pyetja që Fuga ngrinte ishte therëse: a ia vlen të paguajmë për një televizion publik që sillet kështu? Dhe shkrimi mbyllej me shprehjen e pazakontë për të: “Na rropën!”

    Në fakt, shqiptarët paguajnë çdo muaj një tarifë prej 100 lekësh të rinj për përdorimin e aparatit televiziv, e cila faturohet përmes operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike. Kjo pagesë është e ngjashme me praktikën e njohur në shumë vende evropiane si license fee, e konceptuar për të krijuar një distancë mes financimit të radiotelevizionit publik dhe qeverisë.

    Tona

    Megjithatë, kjo tarifë – më e ulëta në Evropë – është simbolike në raport me nevojat reale të një media publike moderne. Në terma realë, ajo është e barazvlefshme me një pagesë formale, por jo funksionale, dhe në raport me produktin që qytetarët marrin mbrapsht, perceptohet më shumë si “rrjepje” sesa si kontribut.

    RTSH në gjendje të mjerueshme

    Në vitin 2016, kur autori i këtij shkrimi mori detyrën e drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së, institucioni ndodhej në një gjendje të rëndë teknologjike dhe organizative. Sistemi i transmetimit ishte ende analog, rrjeti i shkatërruar, sinjali i dobët, ndërsa paraqitja grafike dhe identiteti vizual ishin kaotike. Programacioni ishte i varfër, pa interes dhe pa konkurrueshmëri, ndërsa stafi ishte i demotivuar dhe i bindur se “RTSH nuk bëhet”.

    Mbi të gjitha, mungonte financimi i nevojshëm për transformimin teknologjik, ndërkohë që qeveria jo vetëm nuk e mbështeti sipas detyrimeve ligjore, por i ngarkoi RTSH-së edhe kosto shtesë financiare.

    Reforma dhe transformimi

    Pavarësisht kushteve, në vitet pasuese u ndërmor një reformë e thellë që transformoi RTSH-në: kalimi i plotë në transmetim digjital dhe HD, krijimi i një platforme të plotë kanalesh tematike, ndërtimi i një imazhi profesional, zhvillimi i platformës OTT RTSH Tani, krijimi i Arkivës Digjitale dhe trajnimi i stafit përmes Akademisë së RTSH-së.

    Paralelisht, u hartuan dhe miratuan Parimet Editoriale, Strategjia e Zhvillimit dhe një Plan Biznesi pesëvjeçar, me synimin që çdo qindarkë e paguar nga qytetari të menaxhohej me transparencë dhe përgjegjësi. Raportet ndërkombëtare të viteve 2018–2020 e vlerësuan RTSH-në si një nga radiotelevizionet publike më të besueshme në Evropën Juglindore.

    Rikthimi pas dhe kriza aktuale

    Sot, pesë vite pas ndërprerjes së dhunshme të reformës, RTSH është rikthyer pas. Strategjitë dhe parimet editoriale nuk përmenden më, transparenca është zbehur dhe televizioni publik nuk zotëron më as të drejtat e transmetimit të Kombëtares shqiptare. Borxhi i akumuluar është rritur, ndërkohë që në momentin e largimit të drejtuesit të mëparshëm, RTSH nuk kishte asnjë detyrim financiar.

    Thelbi i problemit: financimi

    Problemi nuk është se qytetarët nuk paguajnë, por se paguajnë shumë pak. Tarifa prej 100 lekësh ka mbetur e pandryshuar prej mbi 20 vitesh dhe nuk është indeksuar as për inflacionin, as për rritjen e kostove reale të funksionimit. Në këto kushte, RTSH nuk mund të konkurrojë me tregun privat, as të përmbushë misionin e tij ligjor dhe demokratik.

    Nëse RTSH duhet të funksionojë normalisht, tarifa aktuale duhet të paktën të trefishohet. Jo për luks dhe as për abuzime, por për të mbuluar nevojat bazë: teknologji, programe cilësore, të drejta sportive dhe kulturore, si dhe pavarësi editoriale reale.

    Pyetja e vërtetë

    Rritja e financimit direkt nga qytetarët është thelbësore për pavarësinë editoriale të RTSH-së. Sa më i vogël të jetë kontributi i publikut, aq më e madhe bëhet varësia nga qeveria dhe vendimmarrja politike. Burimi i parave përcakton gjithmonë burimin e pushtetit.

    Prandaj, pyetja e vërtetë nuk është “a ia vlen të paguajmë për RTSH-në?”, sepse ne tashmë paguajmë.

    Pyetja është: a ia vlen të vazhdojmë të paguajmë kaq pak dhe të kërkojmë një RTSH evropian?

    Kazerma e Cerenit
    Ballkan Desina
    Zeqillari
    eSIM SIGNAL
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Arrestime për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe procedime penale në Korçë

    February 11, 2026

    “Absurdi i aktakuzës për katër përfaqësuesit e UÇK”

    February 11, 2026

    Prezantimi i gjetjeve të monitorimit për bashkinë Korçë

    February 11, 2026

    Dorina Bejko nga prokurore në Pogradec te një nga figurat kyçe të SPAK në luftën kundër korrupsionit

    February 10, 2026
    TE FUNDIT

    Arrestime për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe procedime penale në Korçë

    February 11, 2026

    “Absurdi i aktakuzës për katër përfaqësuesit e UÇK”

    February 11, 2026

    Prezantimi i gjetjeve të monitorimit për bashkinë Korçë

    February 11, 2026

    Skënderbeu forcohet para Apolonisë, mes fushori që ka shënuar 2 gola zbarkon në stërvitje me korçarët

    February 11, 2026
    EKSKLUZIVE

    U përplas nga makina në aksin Pogradec – Lin, ndërron jetë gjatë rrugës për tek Trauma e moshuara

    Dita Ndërkombëtare e Bufave, ja 10 faktet e mrekullueshme

    Historia e beut të Korçës“, dhëndrit të Sulltan Bajazitit: Ishte bamirës i njohur në jetën e qytetit

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.