Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Vjen dimri në juglindje? Dëborë në Malin e Gramozit

    October 25, 2026

    Erjon Vishkulli rrëfen momentin kur u plagos në sy nga plumbi i gomës: “Kam shumë dhimbje”, pritet të trajtohet në Romë

    October 25, 2026

    Skënderbeu mposht Partizanin në transfertë, Ahmataj: Mund të shënonim më përpara

    October 24, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Procedime penale në Korçë, Pogradec dhe Devoll: konflikt fizik, vjedhje, dhunim varresh dhe baste sportive
    Vendi

    Procedime penale në Korçë, Pogradec dhe Devoll: konflikt fizik, vjedhje, dhunim varresh dhe baste sportive

    December 14, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Drejtoria Vendore e Policisë Korçë bën me dije se shërbimet e Komisariateve në varësi kanë referuar materiale në Prokurori për disa raste të veprave penale të konstatuara në territorin e qarkut.

    Në Korçë, shërbimet e Komisariatit të Policisë referuan materialet për shtetasit S. M., 54 vjeç, G. M., 19 vjeç, të dy banues në fshatin Porodinë, si dhe K. O., 30 vjeç, banues në Korçë. Në lagjen nr. 17, gjatë një konflikti për motive të dobëta, këta shtetas janë përfshirë në përplasje fizike. Si pasojë janë dëmtuar shtetasit S. M. dhe K. O., të cilët, pas mjekimit në spital, janë larguar për në banesë.

    Your browser does not support the video tag.

    Po në Korçë, nisi procedimi penal për shtetasen Xh. N., 45 vjeçe, banuese në qytet, e dyshuar për vjedhjen e portofolit të një shtetaseje. Portofoli u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

    Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet për shtetasit Xh. M., 41 vjeç, B. M., 37 vjeç dhe Dh. S., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhunimi i varreve” dhe “Shkatërrimi i pronës”, kryer në bashkëpunim. Ata u konstatuan në fshatin Selcë e Poshtme, në afërsi të vendit të quajtur “Varret Ilire”, duke kryer gërmime me një pajisje të dyshuar si detektor për kërkimin e thesareve. Sendet e përdorura u sekuestruan si prova materiale.

    Në Devoll, shërbimet e Komisariatit referuan materialet për shtetasin E. S., 34 vjeç, banues në fshatin Stropan, pasi gjatë kontrollit të celularit të tij, në ambientin e një lokali, u konstatuan faqe për baste sportive.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Vjen dimri në juglindje? Dëborë në Malin e Gramozit

    October 25, 2026

    Erjon Vishkulli rrëfen momentin kur u plagos në sy nga plumbi i gomës: “Kam shumë dhimbje”, pritet të trajtohet në Romë

    October 25, 2026

    Rreth 500 demokratë nga juglindja pritet t’i bashkohen protestës në Tiranë

    October 24, 2026

    Mjegulla përfshin juglindjen, ulen temperaturat, policia apel për kujdes në rrugë

    October 24, 2026
    TE FUNDIT

    Vjen dimri në juglindje? Dëborë në Malin e Gramozit

    October 25, 2026

    Erjon Vishkulli rrëfen momentin kur u plagos në sy nga plumbi i gomës: “Kam shumë dhimbje”, pritet të trajtohet në Romë

    October 25, 2026

    Skënderbeu mposht Partizanin në transfertë, Ahmataj: Mund të shënonim më përpara

    October 24, 2026

    Rreth 500 demokratë nga juglindja pritet t’i bashkohen protestës në Tiranë

    October 24, 2026
    EKSKLUZIVE

    Pogradec/ Xhamia e Buçimasit, një prej më të vjetrave në Qarkun e Korçës, eshtë njohur ndryshe si xhamia e “Kaza Starovës”, mendohet të jetë ndërtuar rreth viteve 1700

    Historia e arratisjes në 1975/ Familja me 16 anëtarë kalon liqenin e Ohrit, kur vetë Enver Hoxha ndodhej në Pogradec, rojet nuk donin të prishin gjumin e diktatorit me projektorët e fortë

    Artan Lame nderohet në Kolonjë

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.