Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    “Mos na merrni ujin” – protestë në Burimas të Maliqit

    August 12, 2026

    Kristjan Sterjo lihet në burg, Gjykata e Korçës cakton “arrest me burg”

    August 12, 2026

    Nis Festa e Birrës në Korçë, çelet Poli i Eventeve në Drenovë

    August 12, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » INFORMACION ZYRTAR – SITUATA E RESHJEVE NË QARKUN KORÇË
    Vendi

    INFORMACION ZYRTAR – SITUATA E RESHJEVE NË QARKUN KORÇË

    November 21, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Prefektura e Qarkut Korçë njofton se reshjet e dendura të natës dhe orëve të para të mëngjesit kanë shkaktuar disa problematika në territor. Strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave civile ndodhen në terren dhe po punojnë për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e dëmeve.

    Bashkia Korçë

    Your browser does not support the video tag.
    • Në ambientet e Prokurorisë së Korçës është konstatuar prezencë uji në bodrum dhe në arkivë.
    • Ekipet përkatëse punuan gjatë natës për thithjen e ujit, me qëllim ruajtjen e dokumentacionit.
    • Aktualisht situata paraqitet e stabilizuar.

    Bashkia Maliq

    • Në Bllokun 3 të Maliqit është regjistruar një masë elektrike dhe dyshohet mungesë energjie në një pjesë të qytetit. OSHEE ka ndërhyrë dhe, për shkak të prezencës së ujit, është kryer stakimi i fidrit.
    • Po punohet për largimin e ujit dhe rikthimin e energjisë elektrike.
    • Në Sovjan, MZSH ka evakuuar banorë, bagëti dhe kosha bletësh. Situata është drejt normalizimit.
    • Në fshatin Leshnjë raportohet për bagëti të mbytura. Strukturat vendore janë në terren.
    • Në zonën përballë fshatit Vlocisht, uji ka hyrë në oborret e disa banesave. Po kryhet ndërhyrje për normalizimin e gjendjes.
    • Lumi Dunavec ka pësuar çarje në dy pika, duke shkaktuar përmbytje në sipërfaqe të tokave bujqësore. Po vjen mjet i specializuar nga Pogradeci për ndërhyrje urgjente.

    Bashkia Pustec

    • Raportohet rrezik daljeje të përroit në rrugën kombëtare Doganë–Goricë e Vogël. Monitorimi vijon në mënyrë të vazhdueshme.
    • Në aksin Zvezdë – Goricë ka prezencë inertesh të sjella nga reshjet intensive. Kontraktori ndodhet në terren dhe po kryen pastrimin e rrugës.

    Bashkia Devoll

    • Në fshatin Progër, situata mbetet e rënduar për shkak të reshjeve të shumta të natës.
    • Probleme janë evidentuar edhe në fshatin Mancurisht.
    • Në fshatin Dobranj kërkohet ndërhyrje urgjente, pasi dalja e përroit ka përmbytur tokat bujqësore.
    • Rruga Miras – Arrëz ka pësuar shkarje dheu dhe gurësh. Ekipet janë nisur për verifikim dhe ndërhyrje.
    • Në Poloskë është përmbytur një banesë; gjatë natës është vendosur pompë për largimin e ujit.
    • Në Qytezë raportohet shkarje dheu.

    Masat në vijim

    Strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave civile vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në të gjitha zonat problematike. Prefektura e Qarkut Korçë është në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet përgjegjëse me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe normalizimin sa më të shpejtë të situatës.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    “Mos na merrni ujin” – protestë në Burimas të Maliqit

    August 12, 2026

    Kristjan Sterjo lihet në burg, Gjykata e Korçës cakton “arrest me burg”

    August 12, 2026

    Nis Festa e Birrës në Korçë, çelet Poli i Eventeve në Drenovë

    August 12, 2026

    Rezidentët e parë amerikanë në Shqipëri

    August 12, 2026
    TE FUNDIT

    “Mos na merrni ujin” – protestë në Burimas të Maliqit

    August 12, 2026

    Kristjan Sterjo lihet në burg, Gjykata e Korçës cakton “arrest me burg”

    August 12, 2026

    Nis Festa e Birrës në Korçë, çelet Poli i Eventeve në Drenovë

    August 12, 2026

    Rezidentët e parë amerikanë në Shqipëri

    August 12, 2026
    EKSKLUZIVE

    Vërniku, fshati që Shqipëria e braktisi. Banorët; “Sytë nga Bullgaria”

    PS mbyll fushatën në Korçë/ Rama thirrje demokratëve: Më 11 maj të zgjedhim BE, arratisuni nga “Këneta”

    Maliqi rrezikon shkrirjen, detaje nga harta e re territoriale

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.