Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Banorët e lagjes 18 në Korçë kërkojnë ujitje për hapësirat e gjelbra dhe pastrimin e një godine të amortizuar

    August 5, 2026

    Rritet fluksi në Kapshticë dhe Qafë Thanë, mbi 80 mijë udhëtarë kaluan kufirin në katër ditët e para të gushtit

    August 5, 2026

    Aksident i rëndë në Maliq, një i vdekur e një i plagosur

    August 5, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Pojani, fshati i trëndafilave/ Festa që ruan traditën dhe promovon turizmin
    Vendi

    Pojani, fshati i trëndafilave/ Festa që ruan traditën dhe promovon turizmin

    June 11, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Pojani, një nga fshatrat më të njohur të Bashkisë së Maliqit me rreth 5000 banorë, vijon të ruajë një traditë të veçantë që e dallon nga zonat e tjera. Oborret e shtëpive janë të mbushura me trëndafila shumëngjyrësh, për të cilët gratë e fshatit kujdesen prej brezash.

    Banorja Fehime Dervishi tregon se dashuria për lulet është pjesë e përditshmërisë së grave të Pojanit. Ajo kujdeset vazhdimisht për trëndafilat e oborrit të saj, ndërsa thekson se e njëjta traditë vazhdon edhe në familjet e tjera të fshatit.

    Your browser does not support the video tag.

    Për të ruajtur dhe promovuar këtë identitet, çdo vit organizohet Festa e Trëndafilave, një aktivitet që mbledh qindra banorë dhe vizitorë. Kryetari i Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu, u shpreh se festa ka lindur si kërkesë e vetë komunitetit dhe tashmë është kthyer në një traditë të përvitshme.

    Sipas tij, krahas potencialit bujqësor, Bashkia e Maliqit ofron edhe atraksione të rëndësishme turistike, me 16 monumente të kategorisë së parë dhe me zhvillimin e bujtinave në zonat e Gorës dhe Moglicës. Këto zona po tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj, duke nxitur banorët të investojnë në turizëm familjar.

    Festa e Trëndafilave ka mbledhur këtë vit qindra pjesëmarrës nga Pojani dhe zonat përreth, duke promovuar jo vetëm traditën e kultivimit të luleve, por edhe vlerat kulturore e turistike të gjithë krahinës.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Banorët e lagjes 18 në Korçë kërkojnë ujitje për hapësirat e gjelbra dhe pastrimin e një godine të amortizuar

    August 5, 2026

    Rritet fluksi në Kapshticë dhe Qafë Thanë, mbi 80 mijë udhëtarë kaluan kufirin në katër ditët e para të gushtit

    August 5, 2026

    Aksident i rëndë në Maliq, një i vdekur e një i plagosur

    August 5, 2026

    Zjarr në Maliq- Opar, në njësinë administrative Moglicë të bashkisë Maliq

    August 3, 2026
    TE FUNDIT

    EKSKLUZIVE

    Bashkia e Pogradecit fiton konkursin kombëtar për nismat me impakt në komunitet

    Arsimi profesional, rritet interesi në Korçë, konsiderohet si një mundësi që të garanton punën

    Ben Blushi shpallet “Autori i Vitit” në Panairin e Librit në Prishtinë

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.