Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Një 60 vjeçar është gjetur pa shenja jete buzë lumit që ndan disa prej fshatrave të Devollit.

    May 7, 2026

    Kush është Soljana Çili, korçarja në faqet e “Vogue”, shqiptarja në elitën globale të psikologjisë së modës.

    May 6, 2026

    Pak orë pas largimit nga Pogradeci, Vangjel Zguro nuk humb kohë dhe “transferohet” te kryeqytetasit

    May 6, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Raporti në Kuvend/ Kryetari i Këshillit Drejtues, Fatjon Hoxhalli, paralajmëron reformim të thellë të RTSH në bashkëpunim me EBU
    Vendi

    Raporti në Kuvend/ Kryetari i Këshillit Drejtues, Fatjon Hoxhalli, paralajmëron reformim të thellë të RTSH në bashkëpunim me EBU

    October 31, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

     

    Kryetari i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, Fatjon Hoxhalli, gjatë raportimit vjetor të RTSH në Kuvendin e Shqipërisë, ka paralajmëruar nisjen e një reforme të thellë dhe tërësore të transmetuesit publik, e cila do të ndërmerret në partneritet me European Broadcasting Union (EBU), unionin më të madh të mediave publike në Evropë ku edhe RTSH është anëtare.
    Hoxhalli deklaroi se që prej konstituimit, Këshilli Drejtues ka punuar për të garantuar pavarësinë editoriale, integritetin profesional dhe përdorimin me përgjegjësi të burimeve publike, por sfidat e mbartura ndër vite kërkojnë një ndërhyrje të plotë dhe jo zgjidhje fragmentare.
    Sipas Hoxhallit, reforma synon rikonceptimin sistemik të çdo aspekti të RTSH-së, nga mënyra e financimit, te organizimi i brendshëm, kultura e punës, prodhimi i lajmit, platformat teknologjike, raportet me publikun dhe mekanizmat e matjes së impaktit publik.
    “Ky është momenti për një ndryshim të guximshëm dhe gjithëpërfshirës. Vetëm me një riformatim të thellë mund ta heqim RTSH-në nga spiralet e problemeve të përsëritura dhe ta vendosim në një trajektore të qendrueshme për dekadat e ardhshme.”
    Kryetari i Këshillit Drejtues konfirmoi se RTSH ka gjetur partnerin e duhur për këtë proces tek EBU dhe se puna praktike ka nisur.
    “Në bashkëpunim me njësinë e specializuar të EBU-së për transformimin e transmetuesve publikë, po hartojmë një model të ri strategjik, të shoqëruar me plan veprimi. Brenda muajit nëntor do të mbërrijë në Tiranë misioni i parë teknik i ekspertëve të EBU-së.”
    Hoxhalli e cilësoi këtë proces si një moment historik për transmetuesin publik, i cili prej vitesh është përballur me sfida të akumuluara dhe probleme strukturore. Ai theksoi se RTSH ndodhet në një udhëkryq vendimtar, mes barrës së së shkuarës dhe një mundësie të artë për rimodelim tërësor. Sipas tij, rikthimi i institucionit në standardin që meriton është i mundur vetëm me vullnet të përbashkët, vendimmarrje të guximshme dhe mbështetje institucionale, ndërsa partneriteti me EBU siguron vizionin dhe ekspertizën për ta çuar reformën përpara. Kjo ndërhyrje, tha ai, pritet të jetë më e thella në historinë e RTSH-së, duke ndërtuar një model modern, të qëndrueshëm, transparent dhe të orientuar plotësisht drejt publikut.

    Your browser does not support the video tag.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Një 60 vjeçar është gjetur pa shenja jete buzë lumit që ndan disa prej fshatrave të Devollit.

    May 7, 2026

    Kush është Soljana Çili, korçarja në faqet e “Vogue”, shqiptarja në elitën globale të psikologjisë së modës.

    May 6, 2026

    Salianji telendis Nokën: O Flamur çupëlina të kujtohet kur erdhe me fustan tek burgu i Fierit?!

    May 6, 2026

    DVP Korçë: Dy shoferë në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur, procedime penale në Korçë, Pogradec dhe Maliq

    May 5, 2026
    TE FUNDIT

    Një 60 vjeçar është gjetur pa shenja jete buzë lumit që ndan disa prej fshatrave të Devollit.

    May 7, 2026

    Kush është Soljana Çili, korçarja në faqet e “Vogue”, shqiptarja në elitën globale të psikologjisë së modës.

    May 6, 2026

    Pak orë pas largimit nga Pogradeci, Vangjel Zguro nuk humb kohë dhe “transferohet” te kryeqytetasit

    May 6, 2026

    Salianji telendis Nokën: O Flamur çupëlina të kujtohet kur erdhe me fustan tek burgu i Fierit?!

    May 6, 2026
    EKSKLUZIVE

    “Dakordësi” territoriale PS-PD, më shumë bashki, kryetari dhe këshilli i qarkut zgjidhen me votë

    Doktor Ziçishti, shembulli i mjekut të vërtetë në shërbim të njerëzve

    Ervin Salianji rikthehet në Korçë: “Forca ime vjen nga njerëzit”

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.