Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » “Pse duhet të vishen si lypsa?”/ Murrizi tregon me emra deputetët milionerë të PD dhe iu zbulon pasuritë: Vila në bregdet e makina 500 mijë euro
    Vendi

    “Pse duhet të vishen si lypsa?”/ Murrizi tregon me emra deputetët milionerë të PD dhe iu zbulon pasuritë: Vila në bregdet e makina 500 mijë euro

    October 26, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Numri dy i Partisë Demokratike, Flamur Noka, iu ka kërkuar dje deputetëve demokratë të mos shkojnë në Kuvend me kostume 5 mijë euro dhe kollare 2 mijë, pasi sipas tij, nuk kanë lidhje me luftën opozitare.

    Por kjo deklaratë e Nokës, ka ngjallur reagimin e fortë të ish-deputetit demokrat Myslim Murrizi.

    Your browser does not support the video tag.

    Përmes një reagim të ashpër në rrjetet sociale, Murrizi ka zbuluar emrat e deputetëve milionerë të PD, ndërsa akuzat më të forta i ka pasur për Flamur Nokën, për të cilin thotë se “ka shtëpi e makina që kalojnë vlerën mbi 500 mijë euro”.

    Murrizi ka përmendur vilat buzë detit të Oerd Bylykbashit, bizneset e Flamur Hoxhës dhe Isuf Çelës, Luçiano Boçit, Besart Xhaferrit, Eno Bozdos, Albana Vokshi, etj.

    Murrizi shprehet se nuk kanë pse të vishen si rreckaman deputetët që kanë biznese e të ardhura të majme nga puna e tyre, pasi sipas tij, opozita “është frymë, është besim, është shpresë, është ndryshim, është sjellje shpirtërore ndaj qytetarëve opozitarë; është dinjitet, ndershmëri, kurajo, aksion dhe jo teatër leckash apo paradë mode”.

    Statusi i plotë i Myslim Murrizit

    Opozita është frymë, besim dhe shpresë, jo kostum, kollare, br*kë e kanotiere.

    U habita shumë kur lexova që dje në mbledhjen e grupit parlamentar, gjatë shumë diskutimeve, kishte pasur porosi nga Z. Noka që deputetët të vishen me kostume doku, me arna, me çorape të grisura, pa kollare e me këpucë të shqyera.

    Ky është fiks mentaliteti qelbësirë komunist i një partie hipokrite bolshevike që mendon se qytetarët na vlerësojnë, mbështesin, besojnë apo mëshirojnë sipas “leckave” që mbajmë veshur e jo nga qëndrimet.

    Dhe demek quhemi parti e qendrës së djathtë?

    Një hipokrizi e pështirë që nuk ka leckë e rraqe që mund ta mbulojë.

    Joooo ore jooooo!

    Opozita është frymë, është besim, është shpresë, është ndryshim, është sjellje shpirtërore ndaj qytetarëve opozitarë; është dinjitet, ndershmëri, kurajo, aksion dhe jo teatër leckash apo paradë mode.

    Nëse bashkoni votat me Ramën për një Kod Zgjedhor bastard që ju të siguroni një karrige të dhjerë në Parlament për bythën tuaj të përdredhur sa tek njëri prehër tek tjetri, pa vota, por me listë të mbyllur, nuk ju pjerdh kush, edhe po të visheni me ar, edhe po të shkoni pa brekë e lakuriq në Parlament.

    Nëse ju nuk i takoni qytetarët as në fushata dhe kurrë më për 4 vjet rresht pasi uleni në karrigen e mender deputetit, nuk ju vjen kush nga pas, edhe po t’i ngrini brekët në majë të kokës.

    Nëse ju emëroni anëtarë kryesie apo deputetë njerëz anonimë pa asnjë kontribut në PD, por me pagesë, që shkelin mbi kontributin dhe sakrificën e mijëra DEMOKRATËVE, nuk ju beson askush, edhe po të visheni me arna si thes orizi.

    Ç’është ky mentalitet kalbësirë i së kaluarës komuniste?

    Nuk të bëjnë “leckat” as njeri e as politikan, sido që të visheni, por shpirti, morali dhe dinjiteti që ke të përcaktojnë se çfarë je e çfarë përfaqëson.

    Po pse duhet të vishen si rreckaman apo fakir-fukarenj ata deputetë që kanë biznese, kanë prona, kanë pasuri e kanë para?

    Pse duhet të vishet si roje mullarësh byku, p.sh. Kliti Hoti i Shkodrës që është milioner?

    Po Flamur Hoxha dhe Isuf Çela i qarkut Kukës, kur dihet që të dy kanë biznese?

    Po Albana Vokshi që ka pasur 5-6 puse nafte?

    Po Eno Bozo që ka babanë milioner?

    Po Luçiano Boçi që ka krushkun milioner?

    Po Oerd Bylykbashi që ka vilën në Palasë, komshi me Gjiknurin?

    Po Besard Xhaferri që ka babanë pronar fabrike prej 25 vitesh në Vaqar?

    Po Luan Baçi që ka 30 vjet me biznes, pse duhet të vishet me çorape të grisura?

    Po të tjerë si ti, Flamur, që kanë shtëpi e makina që kalojnë vlerën mbi 500 mijë euro, pse duhet të vishen si lypsa??

    Problemi nuk është as kostumi e as kollarja, or komunistë të mykur nga trutë e kokës, por kollarja që ia keni varë në qafë opozitarëve prej vitit 2013 për hatër të karriges tuaj të ndyrë

    Nuk është turp të jesh i pasur, por turp është të jesh hajdut.

    Nuk është turp të vishesh mirë e bukur, por turp është kur rrobat t’i blen pushteti.

    Nuk është turp të jesh në opozitë, por turp është kur e shet opozitën tek pushteti për t’u veshur me firmato.

    Opozita nuk bëhet me leckat që vishni, por me njerëz që nuk bëhen leckë e rraqe duke lëpirë mendaren e kujtdo që ka në dorë firmën për t’u bërë deputet.

    Opozita nuk zmadhohet kurrë, edhe po të rrini lakuriq nga trupi, ashtu siç jeni nga trutë dhe nga shpirti.

    Prandaj, nëse pasurinë dhe paratë i keni me punë e me djersë, vishuni si t’ua dojë qejfi, me kostume jo 5 mijë, por 15 mijë euro.

    Qytetarët na i dinë të gjitha, sido që të përpiqeni të maskoheni me veshjen tuaj, sepse ne jetojmë në një vend të vogël ku njohim me rrënjë e dhëmballë njëri-tjetrin.

    Veshja është respekt për veten dhe kulturë e qytetari që as të zmadhojnë e as të zvogëlojnë karakterin, moralin, shpirtin apo njerëzillëkun.

    Keni shumë e shumë gjëra të tjera që ju mungojnë e ju cedojnë në të qenurin opozitarë në parlament dhe parti, para se të kujdeseni për brekët e çorapet që mbani veshur.

    Cedimi është kur, brenda vitit që merrni mandatin, shndërroheni nga brekë grisur në milionerë nga bashkëpunimi, tenderët apo konçensionet që ju jep pushteti për t’ju blerë si kile mishi në pazar, por jo kostumi apo kollarja juaj që nuk i hyn në punë askujt, sepse kazanët e plehrave, edhe po i mbulove me flori, prapë erë hale mbajnë.

    Prisni Kodin Zgjedhor bastard të vitit 2008 dhe pazarin e qelbur të korrikut 2024, dhe bëni reformën territoriale që t’u shërbejë qytetarëve, pastaj vishuni siç jeni, se nuk ju plas trapi askujt për leckat tuaja, sa kohë që ju shohin t’ju përdorin të tjerët si leckë këpucësh.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026
    TE FUNDIT

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    27 Dhjetor – 126 vjet nga lindja e Lasgush Poradecit

    “Do marr hak për nënën time” – Flet vajza e shqiptarit që vrau gruan në Greqi

    Tragjike në familjen shqiptare në Kanada/ Tentoi të shpëtonte të birin nga mbytja, por s’dinte not, humbin jetën nëna dhe djali 3 vjeç

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.