Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Korça në ritmin e vrapit, mbi 1000 garues në maratonën e qytetit

    September 20, 2026

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

    September 19, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Devolli feston Ditën e Trashëgimisë Kulturore
    Vendi

    Devolli feston Ditën e Trashëgimisë Kulturore

    September 30, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Në qytetin e Bilishtit, Bashkia Devoll organizoi aktivitetin e veçantë “Dita e Trashëgimisë Kulturore në Devoll”, në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore. Pedonalja e qytetit u mbush me ekspozita të pasura ku u shfaqën veshje popullore tradicionale, punime artizanale dhe gatime të zonës së Devollit, duke sjellë para publikut pasuritë materiale dhe shpirtërore të krahinës. Në këtë aktivitet, një vend të veçantë zuri pjesëmarrja e nxënësve të shkollave të qytetit dhe të njësive administrative përreth, të cilët sollën kontributin e tyre me punime artizanale dhe produkte tradicionale.

    Inola Zaçlli, nxënëse e klasës së nëntë nga shkolla e Menkulasit, tregoi se kishin përzgjedhur punime artizanale për t’i prezantuar, ndërsa theksoi rëndësinë e mësimit për të vlerësuar traditat.

    Your browser does not support the video tag.

    Letisia Galo, nga shkolla “Shaban Pajo” në Sul, solli gatime tradicionale të zonës si lakrorin me dy petë, petullat, tërhana, e shumë ushqime të tjera. Ajo shprehu kënaqësinë që si nxënëse kishte mundësinë të promovonte kulturën e krahinës së saj.

    Ndërkohë, Bianka Kaso nga klasa e nëntë e shkollës “Dritëro Agolli”, u shpreh se ndihej e lumtur që mori pjesë në një aktivitet kaq të rëndësishëm, ku nxënësit sollën objekte të vjetra, veshje popullore, punime artizanale e gatime tradicionale që tregojnë identitetin dhe historinë e Devollit.

    Përgjegjësja e sektorit të trashëgimisë kulturore pranë Bashkisë Devoll, Elona Uzhuri, theksoi se kjo ditë është shndërruar në një festë kombëtare që nga viti 2003 dhe ka në themel mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë. Ajo shtoi se këtë vit është angazhuar brezi i ri, nxënësit dhe të rinjtë, si ambasadorë të ruajtjes dhe promovimit të këtyre vlerave.

    Ndërkohë, koreografi Nikolla Ceka nënvizoi pasurinë e madhe folklorike të Devollit, ku një vend të veçantë e zë vallja devolliçe, e cila konsiderohet si thesar, emblemë dhe kurorë e çdo devolliu.

    Ky aktivitet u përmbyll mes atmosferës festive dhe krenarisë për trashëgiminë kulturore, duke i dhënë një mesazh të qartë brezave të rinj, ku ruajtja e vlerave është mënyra më e mirë për të forcuar identitetin dhe për ta përcjellë atë brez pas brezi.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    Operacioni “Borders 2” në Korçë, arrestohet 32-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

    September 19, 2026

    Pogradeci arrin 500 mijë vizitorë në 8 muaj, rriten qëndrimet turistike

    September 19, 2026

    “Nomad Lawyer”: Korça, Pogradeci dhe Përmeti, destinacionet që po i japin Shqipërisë një tjetër dimension turistik

    September 19, 2026
    TE FUNDIT

    Korça në ritmin e vrapit, mbi 1000 garues në maratonën e qytetit

    September 20, 2026

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

    September 19, 2026

    Operacioni “Borders 2” në Korçë, arrestohet 32-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

    September 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    Korça rikthen magjinë e muzikës lirike/ Festivali “Tefta Tashko Koço” bashkon talentet e reja nga trojet shqiptare

    Plagosje me thikë në Bulgarec, arrestohet 19-vjeçari – disa procedime të tjera në Korçë dhe Pogradec

    Shpëtohet nga shembja ura e Niçës. Restaurohet plotësisht monumenti i rrallë

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.