Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

    September 19, 2026

    Operacioni “Borders 2” në Korçë, arrestohet 32-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

    September 19, 2026

    Pogradeci arrin 500 mijë vizitorë në 8 muaj, rriten qëndrimet turistike

    September 19, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Operacioni “Borders 2” në Korçë, arrestohet 32-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm
    Vendi

    Operacioni “Borders 2” në Korçë, arrestohet 32-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

    September 19, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Një operacion i koduar “Borders 2” është finalizuar nga strukturat e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, duke goditur një rast të dyshuar të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.

    Në kuadër të operacionit është arrestuar në flagrancë Klodjan Pashaj, 32 vjeç, banues në Peqin, ndërsa është shpallur në kërkim një 41-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor.

    Your browser does not support the video tag.

    Sipas Policisë, 32-vjeçari u kap në fshatin Drenovë, teksa transportonte me automjet në drejtim të Tiranës 7 shtetas të huaj, 2 nga Bangladeshi dhe 5 nga Somalia. Sipas hetimeve paraprake, ata kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri përmes Kapshticës dhe synonin të kalonin ilegalisht drejt Malit të Zi.

    Policia bën me dije se 41-vjeçari, i cili dyshohet se kontrollonte rrugën, nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe u largua me automjet. Pas disa orësh kërkimi, automjeti u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

    Në kuadër të operacionit janë sekuestruar 2 automjete, një aparat celular dhe një shumë parash.

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ndërsa vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar kriminale dhe kapjen e personit të shpallur në kërkim

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Pogradeci arrin 500 mijë vizitorë në 8 muaj, rriten qëndrimet turistike

    September 19, 2026

    “Nomad Lawyer”: Korça, Pogradeci dhe Përmeti, destinacionet që po i japin Shqipërisë një tjetër dimension turistik

    September 19, 2026

    Probleme me legalizimet, punësimin dhe arsimin, komunitetet rome dhe egjiptiane në Korçë kërkojnë më shumë mbështetje

    September 19, 2026

    Greqia, plan për ripopullimin e Çamërisë: 10 mijë € për familjet e Filatit, Sulit, Konicës dhe Pogonit

    September 19, 2026
    TE FUNDIT

    VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

    September 19, 2026

    Operacioni “Borders 2” në Korçë, arrestohet 32-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

    September 19, 2026

    Pogradeci arrin 500 mijë vizitorë në 8 muaj, rriten qëndrimet turistike

    September 19, 2026

    “Nomad Lawyer”: Korça, Pogradeci dhe Përmeti, destinacionet që po i japin Shqipërisë një tjetër dimension turistik

    September 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    Nga Italia në Korçë, doktori që zgjodhi Shqipërinë për të jetuar

    “Eh mor Llapa, të thashë të mos e publikoje”, aktori i njohur Viktor Zhusti përplaset me Adriatik Lapajn: As më shkon ndërmend të të përkrah ty

    Procedime penale në Korçë, Kolonjë e Devoll për shkelje në qarkullim, dhunë dhe prerje drush

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.