Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Korçë, banorët e lagjes Muço Qulli kërkojnë përfundimin e asfaltimit të rrugës: Prej 30 vitesh presin zgjidhje

    November 7, 2026

    Miliona dollarë për lobim në Uashington, çfarë kërkon Balkan Energy e Skënder Sulajt në SHBA?

    November 7, 2026

    Universiteti i Korçës, 77% e shpenzimeve për personelin, zero për shkencën! Disa degë mbeten pa studentë

    November 7, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Triumfi dramatik në derbin ndaj Pogradecit, trajneri Gjoka: Po na ben te vuajme fakti që…
    Vendi

    Triumfi dramatik në derbin ndaj Pogradecit, trajneri Gjoka: Po na ben te vuajme fakti që…

    September 19, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Trajneri i Skënderbeut, Ernest Gjoka doli i buzëqeshur pas triumfit 0-1 ndaj Pogradecit, me një gol të shënuar në minutat shtesë, në një nga derbit më të zjarrtë të juglindjes. Trajneri e pranoi se skuadra e tij ka ende për të përmirësuar, por vuri theksin tek vlera e 3 pikëve të marra në një terren të vështirë.

    “E rëndësishme është fitorja, pavarësisht se kemi gjëra për të rregulluar. Kishim mundësitë tona, por përballë kishim Pogradecin, një skuadër shumë të mirë e dinjitoze, që na hapi probleme sidomos në pjesën e parë. Në fraksionin e dytë ndryshuam diçka dhe gjërat shkuan më mirë,” u shpreh Gjoka.

    Your browser does not support the video tag.

    Tekniku foli edhe për presionin e madh që ndjehet në një qytet me objektiva të qarta për ngjitjen në Superiore: “Momentet e para ishin të vështira. Jemi në një qytet që ka kërkesa të mëdha për të dalë në elitë dhe presioni është i madh. Trajneri i Pogradecit e kishte përgatitur mirë ndeshjen, duke na mbyllur pikat për nxjerrjen e topit. Na u vështirësua pak, por gradualisht morëm kontrollin. E dimë që 25-30 minutat e para gjithmonë janë të zjarrta, të gjithë duan të fitojnë, është ai 30-minutëshi i çmendurisë.”

    Gjoka pranoi se ekipi i tij ende po vuan në finalizim dhe shpesh kalon në nervozizëm kur nuk e gjen golin herët: “Po na bën të vuajmë fakti që nuk shënojmë shpejt. Kur nuk e bëmë 1, 2 ose 3 herë, ekipi hyn në nervozizëm dhe çdo moment kundërshtari mund të shënojë. Po punojmë që të jemi më cinikë para portës, por gjithçka ka kohën e vet,” përfundoi ai për mikrofonin e “RTSH Sport”.

    Me këtë fitore, skuadra e Gjokës merr jo vetëm tri pikë të arta, por edhe një dozë të madhe morali në rrugën e gjatë drejt objektivit kryesor: ngjitjes në Superiore.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Korçë, banorët e lagjes Muço Qulli kërkojnë përfundimin e asfaltimit të rrugës: Prej 30 vitesh presin zgjidhje

    November 7, 2026

    Miliona dollarë për lobim në Uashington, çfarë kërkon Balkan Energy e Skënder Sulajt në SHBA?

    November 7, 2026

    Universiteti i Korçës, 77% e shpenzimeve për personelin, zero për shkencën! Disa degë mbeten pa studentë

    November 7, 2026

    Ministri Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

    November 7, 2026
    TE FUNDIT

    EKSKLUZIVE

    Rikonstruktohet biblioteka “Thoma Turtulli” në Korçë/ Hapësirë e re për fëmijët dhe teknologjinë

    Procedime penale dhe persona në kërkim nga Policia e Korçës

    Situata në Qarkun Korçë: Probleme me energjinë, rrugë të bllokuara dhe përmbytje në disa zona

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.