Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Lamtumirë “Ujku i Dëborës”, tifozeria bardhekuqe në zi për ndarjen nga jeta të tifozit të tyre të zjarrtë

    August 9, 2026

    “E vrava se më ngacmoi të dashurën dhe bënte trimin” – zbardhet dëshmia e 20 vjeçarit që vrau bashkëmoshatarin në Korçë

    August 9, 2026

    Kozeta Shagla ka rrëfyer momentet e para pas të shtënave.

    August 8, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Situata në Qarkun Korçë: Probleme me energjinë, rrugë të bllokuara dhe përmbytje në disa zona
    Vendi

    Situata në Qarkun Korçë: Probleme me energjinë, rrugë të bllokuara dhe përmbytje në disa zona

    January 9, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Prefektura e Qarkut Korçë, në bazë të informacioneve të përcjella nga ARRSH Drejtoria Qendër-Lindje, bashkitë dhe strukturat përgjegjëse, bën të ditur se situata si pasojë e kushteve atmosferike paraqitet problematike në disa drejtime, por po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.

    Sipas OSHEE-së, në Qarkun Korçë janë evidentuar problematika në linjat e tensionit të mesëm 10 kV, ku rezultojnë 11 fidera të stakuar, nga të cilët 8 pjesërisht. Aktualisht, 1,995 abonentë në zonat rurale janë pa furnizim me energji elektrike, ndërsa zonat urbane nuk kanë ndërprerje. Situata prek drejtoritë rajonale Korçë, Maliq, Pogradec dhe Ersekë, ndërsa Bilishti nuk raporton problematika. Ekipet e OSHEE-së ndodhen në terren dhe furnizimi për objektet e rëndësisë së veçantë vijon normalisht.

    Your browser does not support the video tag.

    Si pasojë e reshjeve të shiut, argjinatura e lumit Devoll vijon të jetë e çarë, duke bërë që rreth 3,600 hektarë tokë bujqësore në fushën e Maliqit të jenë nën prezencën e ujit. Nga reshjet e borës nuk raportohen problematika madhore.

    Situata në akset rrugore

    Në përgjithësi, akset rrugore janë të hapura, por:

    • Aksi Qafë Plloçë – Qukës mbetet ende i bllokuar për shkak të inerteve, ndërsa puna për pastrimin vijon.
    • Në fshatin Dardhas po punohet për krijimin e një bypass-i.
    • Rruga në fshatin Denas vijon e bllokuar dhe ndërhyrja do të kryhet sapo të ulet niveli i ujit.

    ARRSH – Drejtoria Qendër-Lindje informon se:

    • Ersekë – Leskovik: është kryer kriposje për shkak të ngricave; qarkullimi lejohet me goma dimërore dhe zinxhirë.
    • Maliq – kufiri me Gramshin: situata paraqitet normale.
    • Korçë – Ersekë (km 3) dhe Zëmblak – Goricë & Bilisht – Miras (km 6): qarkullimi vijon me goma dimërore pas kriposjes.
    • Boboshticë – Dardhë: është kryer kriposje në të gjithë segmentin për shkak të temperaturave të ulëta.

    Informacion nga bashkitë

    Bashkia Pogradec raporton vijimin e problematikës në rrugën e Dardhasit. Në njësitë Sterkanj, Dardushë, Nicë, Osnat dhe Lekas ka ndërprerje të energjisë elektrike. Në fshatin Dardhas, një banesë është dëmtuar nga rrëshqitja e dheut dhe është shpallur e pabanueshme.

    Bashkia Devoll bën me dije se në fshatrat Maçurisht, Progër dhe Cangonj uji është tërhequr dhe situata është normalizuar.

    Bashkia Kolonjë raporton ngrirje të rrugëve, ndërsa strukturat janë në terren. Procesi mësimor ka nisur normalisht në Ersekë dhe Leskovik, por jo në fshatrat Shtikë, Starje, Mesiçkë dhe Qafëzez. Furnizimi me ujë dhe energji elektrike është normal.

    Bashkia Maliq njofton për përmbytje të tokave bujqësore në fshatin Velçan, dëmtime të rrugëve në Senisht dhe bllokim të rrugës në Dolan për shkak të rrëshqitjeve të dherave, ku është dëmtuar edhe rrjeti i ujësjellësit. Probleme në qarkullim raportohen edhe në Strelcë, Zvarisht dhe Lozhan Lartë për shkak të dëborës. Janë dëmtuar gjithashtu argjinatura e kanalit kryesor në Leminot, një urë është shkatërruar plotësisht, si dhe segmenti rrugor Kakaç – Vërçun, ku është dëmtuar edhe ushqyesi i rezervuarit Vërçun – Podgorie.

    Strukturat e mbrojtjes civile dhe shërbimet rrugore u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe të qarkullojnë vetëm me goma dimërore ose zinxhirë, për shkak të ngricave të pranishme në disa segmente rrugore.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Lamtumirë “Ujku i Dëborës”, tifozeria bardhekuqe në zi për ndarjen nga jeta të tifozit të tyre të zjarrtë

    August 9, 2026

    “E vrava se më ngacmoi të dashurën dhe bënte trimin” – zbardhet dëshmia e 20 vjeçarit që vrau bashkëmoshatarin në Korçë

    August 9, 2026

    Kozeta Shagla ka rrëfyer momentet e para pas të shtënave.

    August 8, 2026

    Tre shtetas të shoqëruar, autori ende në arrati/ Policia reagon për vrasjen në Korçë

    August 8, 2026
    TE FUNDIT

    Lamtumirë “Ujku i Dëborës”, tifozeria bardhekuqe në zi për ndarjen nga jeta të tifozit të tyre të zjarrtë

    August 9, 2026

    “E vrava se më ngacmoi të dashurën dhe bënte trimin” – zbardhet dëshmia e 20 vjeçarit që vrau bashkëmoshatarin në Korçë

    August 9, 2026

    Kozeta Shagla ka rrëfyer momentet e para pas të shtënave.

    August 8, 2026

    Tre shtetas të shoqëruar, autori ende në arrati/ Policia reagon për vrasjen në Korçë

    August 8, 2026
    EKSKLUZIVE

    Policia e Korçës nis hetimin për një parti në Korçë

    Korçë – Arrestime dhe procedime për vjedhje, kanosje, mashtrim dhe aksident rrugor

    Katër orë në këmbë për të arsimuar 2 nxënës/ Ndërroi jetë duke u kthyer nga puna, Berisha: Mësuesi Albani Bejleri, “Dëshmor i Atdheut”! Qeveria vlerëson vetëm kriminelët

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.